• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Si u zbuluan tonelatat e drogës në Vlorë, pse u zgjodh ai vend për magazinimin

by A R
15/07/2017 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga ngjarjet më të bujshme të javës ishte dhe kapja e mbi 15 ton drogë në Vlorë. Një sasi kjo rekord e kapur në një operacion ku morën pjesë drejtues të lartë të policisë. Për të dhënë detaje për këtë ngjarje dhe operacionin e policisë ka qenë i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 drejtori për krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari.

Ai deklaroi se zona ku u kap kanabisi nuk ka qenë e skeduar nga policia si zonë e preferuar për kultivimin e narkotikëve, ndërkohë që foli edhe për hetime për efektivët e Policisë së Vlorës.

josif shtem,bari

Lidhur me deklaratat në media se denoncimi për drogën mund të ketë ardhur nga grupe kriminale rivale, Shtëmbari tha se Policia e Shtetit merr informacione nga të gjitha burimet por se për Vlorën, burimet kanë qenë vetëm policore.

“Policia merr informacione nga të gjitha burimet. Jemi të detyruar të marrim të presim dhe të ezaurojmë të gjitha informacionet që vijnë në drejtime të ndryshme. Në Vlorë të gjitha burimet kanë qenë policore. Janë angazhuar shërbimet në të gjithë territorin”, deklaroi zyrtari i policisë.

Lidhur me arrestimin e kokave të këtij aktiviteti kriminal, Shtëmbari tha se veprat penale për 9 të arrestuarit do të nxirren pas hetimit.

“Tek ky mega operacion kanë qenë 9 persona të arrestuar, dy efektivë dhe një kryeplak. Hetimi mund të nxjerrë dhe konkludojë veprën penale në të gjitha aspektet”, u shpreh ai, shkruan “BalkanWeb”.

Shtëmbari tha se Llakatundi nuk ka qenë i skeduar si zonë për kultivimin e kanabisit dhe kjo gjë ndoshta ka nxitur kultivuesit dhe trafikantët ta zgjedhin për veprimtarinë e paligjshme.

“Vitin e kaluar zona e lumit të Vlorës ka qenë problematike. Ka qenë zonë me risk të lartë në drejtim të kultivimit. Si fshat ku është gjendur kjo sasi e drogës nuk ka qenë i skeduar. Elementët kriminalë që e kanë gjetur si bazë kanë marrë parasysh ndoshta edhe ndonjë mbështetje apo siguri. Forcat e policisë nuk e kanë të skeduar si zonat me risk. Ndoshta kjo është arsyeja që nuk është në raportimet e policisë së Shtetit”, u shpreh ai.

Lidhur me angazhimin e policisë, Shtëmbari tha se që nga 1 janari strukturat në nivel qendror dhe vendor janë të përqendruara për parandalimin dhe bllokimin e këtij fenomeni.

“Policia e Shtetit në të gjitha qarqet e vendit, që nga 1 janari ka hartuar plane masash të përbashkët dhe kanë marrë detyra specifike për të kontrolluar territorin 24 orë. Çdo strukturë vendore ka marrë detyra për të kontrolluar zona të caktuara të territorit. Çdo grup ka drejtues. Këto informacione grumbullohen dhe vijnë në struktura qendrore. Po kështu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë është krijuar Task-Forcë për të mbështetur vendorët dhe i gjithë territori është nën monitorim. Nga 1 janari e gjithë policia është me një punë voluminoze të paparë”, u shpreh drejtori për krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari.

Next Post
Në këtë ditë, më 15 Korrik, vdiq Çehovi dhe lindi Rembrandt

Në këtë ditë, më 15 Korrik, vdiq Çehovi dhe lindi Rembrandt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com