• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detajet rreth strehimit të afganëve në Shqipëri/ Ku do të akomodohen dhe kush i mbulon shpenzimet

by Java News
16/08/2021 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me strehimin e refugjatëve afganë në Shqipëri.

Sipas News24, afganët do të strehohen në struktura konviktore dhe hotelerie në Tiranë dhe Durrës.

Gjithashtu shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit do të mbulohen nga NATO.

Kur pritet te mberrijne

Një grup i parë prej 250 afganësh pritet të mbërrijë në Shqipëri brenda kësaj jave. Burime diplomatike i shpjeguan Zërit të Amerikës se bëhet fjalë për përkthyesë dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan. Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre.

Një prej anëtarëve të kabinetit Rama, është caktuar të merret me organizimin e të gjithë procesit të pritjes dhe akomodimit të afganëve, të cilët parashikohet të ndahen në disa grupe duke u strehuar në struktura të veçanta.

Shqipëria dje konfirmoi zyrtarisht se i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së qeverisë amerikane. Kryeministri Edi Rama shpjegoi se do të priten disa qindra persona, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët, siç theksoi ai, janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit.

Lajmi u konfirmuar dje nga Rama

Lajmi për ardhjen e afganëve në Shqipëria fillimisht u publikuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, ndërsa u konfirmua ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama.

“Eshtë e vërtetë po, se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara. Dhe padiskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria! Shqipëria është shtëpia e shqiptarit që as me Kanun, as me Zakon, e as me Moral po të doni, nuk ua përplas derën në fytyrë të panjohurve që trokasin për mbrojtje.

Ne nuk jemi të pasur, por s’jemi as pa kujtesë, as pa zakone, as pa moral dhe është në nderin tonë t’u gjendemi të tjerëve, siç të tjerë na janë gjendur ne, po sidomos të mos u kthejmë kurrizin hallexhinjve të huaj, siç shpesh na e kthyen ne dikur, kur ishim të huaj hallexhinj.

Kjo është arsyeja morale pse ende pa ardhur kërkesa e qeverisë amerikane, ne kemi mikpritur dy kërkesa prej dy institucionesh shoqërore shumë të respektueshme përtej oqeanit, për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit”, u shpreh Rama një ditë më parë./m.j

Next Post
Zv.ministri grek i Mbrojtjes pëson atak kardiak, mediat: Kaloi 10 ditë intensive

Zv.ministri grek i Mbrojtjes pëson atak kardiak, mediat: Kaloi 10 ditë intensive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In