• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet/ Rrahja e adoleshentit në ish bllok, 18 vjeçari u grabit dhe u grushtua për një borxh

by Java News
07/11/2016 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje nga dhuna e kërcënimi i adoleshentit në mes të Tiranës nga dy 26-vjeçarë, që më pas edhe e kanë grabitur. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në rrugën “Ibrahim Rrugova”, pranë “Shallvareve”, në kryeqytet.

Burime nga Policia thanë për “Panorama” se 18-vjeçari, me iniciale F.Sh., ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin nr.2, që ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave, si dhe kapjen e dy autorëve tashmë të identifikuar.

Mësohet se të dyshuarit janë shtetasit me iniciale A.Z. dhe E.E., të dy 26-vjeçarë, banues në Tiranë. Adoleshenti ka kallëzuar se ka qenë duke shkuar në shtëpi kur dy autorët, që ai thotë se i njeh, i kanë dalë para dhe e kanë goditur me grusht.

Më pas i kanë marrë telefonin dhe 2 bizhuteri floriri, një varëse dhe një byzylyk që ai kishte në dorë. Para se të largoheshin, autorët e kanë kërcënuar me një objekt të fortë, që i dëmtuari thotë se nuk e ka parë, por dyshon se mund të ketë qenë ndonjë thikë, duke i kërkuar paratë.

Rrahja për një borxh 

Por duke qenë se ai nuk kishte para me vete, autorët e kanë goditur edhe një herë me grusht dhe janë larguar. Burimet thanë se, fillimisht adoleshenti F.Sh., e ka denoncuar ngjarjen si grabitje.

Ndërsa më vonë, teksa jepte deklarime në Komisariatin nr.2, ai ka thënë se i njihte dy autorët, të cilëve u kishte marrë borxh rreth 100 mijë lekë para disa javësh.

Sipas tij, paratë ia kishte dhënë borxh njëri prej tyre, i cili i kishte thënë se duhej t’ia kthente për pak kohë, por adoleshenti ka pohuar se nuk i kishte gjetur dot dhe për këtë arsye nuk kishte arritur ta kthente në kohë borxhin.

Burimet thanë se kjo dyshohet të ketë qenë arsyeja e sulmit dhe kanosjes nga ana e dy autorëve, që megjithatë po hetohen për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim dhe kanosje.

“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve A.Z. dhe E.E., banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘Ibrahim Rrugova’ kanë goditur me grusht, i kanë marrë 1 telefon dhe 2 bizhuteri shtetasit F.Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë dhe e kanë kanosur duke i kërkuar një sasi lekësh”, tha Policia e Tiranës në njoftimin e saj zyrtar. Autorët nuk janë ndaluar ende nga Policia, por po punohet për kapjen e tyre./a.k

Next Post
Muzikë dhe shtatë veshje, Bebe Rexha shkëlqen në MTV Awards (FOTO)

Muzikë dhe shtatë veshje, Bebe Rexha shkëlqen në MTV Awards (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com