Detajet/ Prokurori i Frosinone: Vrasja e shqiptarit jo për një grua

Mediat italiane zbulojnë detaje të reja nga përplasja mes dy grupeve në Frosinone ku mbeti i vrarë Kasem Kasmi. Autori i vrasjes Mikea Zaka ka pasur prej kohësh konflikt me viktimën. Gjatë marrjes në pyetje nga policia e Frosinone Zaka ka thënë se shkak për konfliktin ka qenë shoqëria e Kasmit me të fejuarën e tij.

La Republika shkruan se duke iu referuar burimeve, kjo pistë nuk besohet nga hetuesit. Prokurori i Frosinone, Antonio Guerriero deklaroi se hetimet nuk kanë përfunduar për zbardhjen e kësaj ngjarje ku janë përfshirë dy grupe kriminale. Dyshimet e para flasin për kontrollin e trafikut të drogës apo prostitucionit në zonë.

Mediat italiane thonë se në konflikti janë përfshirë dy grupe, ai i Kasem Kasmit që njihej me emrin Karleto dhe ai i Mikea Zekës. Ky i fundit jetonte në Kasermone dhe nuk ka precedent penal. Para pak kohësh ai u ndalua nga policia pasi u kap me 20 mijë euro kesh dhe sipas gazetës      La Republika, kishte rolin e arkëtarit.

“Shampanjë, makina dhe jahte të ndërtuara me porosi: kush janë Carletto dhe Zaka, viktima dhe vrasësi i të shtënave në Frosinone” e titullon La Republika shkrimin për ngjarjen e rëndë në Frosinone. Sipas saj Kasem Kasmi bënte një jetë luksoze dhe shpesh herë lëviznin në Piza, Romë dhe Firence. Ai jetonte me të vëllain dhe janë nga Burreli.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 9 Mars në ambientet e jashtme të Shake Bar, në rrugën Aldo Moro. Në orën 19:30 siç shihet në video, 3 persona afrohen grupit të shqiptarëve që ishin ulur në një tavolinë, jashtë lokalit.

Në video dëgjohen gjithsej 7 të shtëna, të cilat kanë terrorizuar klientët, disa prej tyre janë futur poshtë tavolinave.

Mikea Zeka ishte në Shake Bar në rrugën ‘Aldo Moro’ me miqtë e tij Guliano D. dhe Elia D. të gjithë shqiptarë. Aty kanë ardhur Kasem Kasmi me shokët e tij. Pas pak momentesh, 23-vjeçari Mikea Zeka nxjerr pistoletën dhe qëllon duke lënë të vdekur në vend 27-vjeçarin Kasem Kasmi. Nga të shtënat mbetën të plagosur dhe 3 persona të tjerë. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike në spital.

/f.s

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com