• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Nga konflikti te përdorimi i armës, si ndodhi vrasja në Vlorë

by A R
22/04/2017 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuria ka zbardhur dinamikën e vrasjes së ndodhur dy netë më parë në Vlorë në nje lokal me uzikë LIVE.

Më datë 20 prill 2017, rreth orës 23:00, salla operative në Komisariatin e Policisë Vlorë ka marrë njoftim se në një lokal në lagjen: Uji i Ftohtë të qytetit, është vrarë një person me armë zjarri.

Pas marrjes se njoftimit sherbimet e Policise Gjyqesore kane shkuar menjehere ne vendngjarje dhe nga verifikimet e para ka rezultuar se eshte vrare me arme zjarri nje person ne ambjentet e Bar “Fiks-Fare“, si dhe jane plagosur disa persona te tjera. Pas veprimeve te para viktima eshte identifikuar me gjeneralitetet, Ergys Gjioveshaj, i dtl. 1984, lindur ne Patos dhe banues ne Vlore. Te plagosurit jane shtetasit F.H, A. L. dhe A. Ll. Keta persona jane derguar per mjekim ne spitalin e qytetit te Vlores.

Me tej, Policia Gjyqesore ka vijuar me keqyrjen e vendit te ngjarjes dhe gjate kryerjes se ketij veprimi jane gjetur dhe sekuestruar me cilesine e proves materiale 18 gezhoja arme zjarri te kalibrit 7.62 mm dhe 14 mm dhe 4 te modelit 7.62, nje arme zjarri pistolete e markes MAGNIUM me 5 cope fisheke, e cila iu gjet viktimes ne trup, si dhe DVR-ja e kamerave te sigurise qe mbikqyrte ambjentet e lokalit.

Ne vijim, gjate keqyrjes se kufomes se shtetasit E. Gjeoveshaj u konstatuan ne trup 6 plage te shkaktuara me arme zjarri.

Ne vijim, Policia Gjyqesore ka vijuar me marrjen e te dhenave nga personat qe kane qene te pranishem ne vendngjarje. Pas pyetjes se tyre ka rezultuar se me date 20.04.2017, rreth ores 21.30 ne lokalin “Fiks-Fare” ishte organizuar nje mbremje me muzike live, ku ishte e ftuar kengetarja B. B., se bashku me grupin e saj. Njekohesisht ne lokal ndodheshin dhe persona te tjere qe ishin miq te kengetares.

Ne lokal ndodheshin dhe dy persona te tjere, njerin quhej Gani Tozaj, ndersa personi tjeter Arjanit Kondaj. Te dy keta ishin ulur ne ambjentin e brendshem te lokalit dhe kjo pjese ndahej me xham te tejdukshem me pjesen e jashtme te lokalit, ku dhe zhvillohej festa. Rreth ores 23.00 ne lokal vijne kater persona, te cilet fillimisht ulen ne pjesen e brendshme te lokalit, por pas disa sekondash bodigardi i lokalit u kerkon qe te ngrihen dhe te ulen ne pjesen tjeter, ku zhvillohej dhe festa.

Pas kesaj keta çohen te katert dhe ulen ne pjesen e jashtme te lokalit, ku nderkohe kamarieri u merr porosine. Pasi çon porosine kamarieri, dy prej tyre ngrihen nga tavolina dhe shkojne ne tavolinen ku ndodheshin shtetasit Gani Tozaj dhe Arianit Kondi, ne pjesen e brendshme te lokalit. Njeri prej tyre qe mbante veshur nje xhiboks te zi, ka goditur me pellembe ne fytyre Ganiun. Nderkohe Arjaniti u thote qe nuk keni pune ta godisni kete pasi eshte me mua.

Pas ketyre fjaleve, personi qe e goditi Ganiun godet me pellembe dhe shkelme ne bark Arjanitin. Nderkohe ne kete pjese te lokalit vijne dhe dy personat e tjere qe ishin fillimisht me ta. Ne kohen qe keta ishin duke shkuar, Arianit Kondi nxjerr nga çanta qe mbante varur ne sup nje arme pistolete dhe qellon me te disa here ne drejtim te trupit te personit qe e goditi me pellembe dhe me shkelma.

Ky i fundit bie ne toke dhe mundohet te largohet per ne pjesen tjeter te lokalit. Gjate kesaj kohe Arjanit Kondaj e ndjek nga pas duke e qelluar serisht me arme nga mbrapa. Nderkohe njeri nga personat qe shoqeronte viktimen ka nxjerr nje arme zjarri pistolete dhe ka gjuajtur disa here ne drejtim te shtetasit Arjanit Kondaj. Ky i fundit eshte larguar ne erresire se bashku me shtetasin Gani Tozaj.

Ne oret e para te mengjesit eshte bere e mundur kapja e shtetasit Gani Tozaj, ne banesen e shtetasit B. Kondaj, ky i fundit, vellai i shtetasit Arjanit Kondaj.

Ne vijim, Policia Gjyqesore ka bere arrestimin ne flagrance te shtetasit Gani Tozaj, si te dyshuar per vepren penale te “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese” ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 79 germa (ë) dhe 25 te Kodit Penal.

Ndersa personi tjeter, Arjanit Kondaj, i dtl. 1979. Policia Gjyqesore ka bere shpalljen ne kerkim te ketij personi, si te dyshuar per vepren penale te “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese” ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 79 germa (ë) dhe 25 te Kodit Penal dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake“ te parashikuar nga neni 278/2 te Kodit penal./a.m.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 23 Prill 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transferohet në paraburgimin e Peqinit, ish-zyrtari i policisë Uljan Shpataraku

Transferohet në paraburgimin e Peqinit, ish-zyrtari i policisë Uljan Shpataraku

August 31, 2026
Tragjedi në Pogradec! 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme

Tragjedi në Pogradec! 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme

August 31, 2026
Trupi i dekompozuar në Seman nuk identifikohet, ekspertiza në Tiranë do të krahasojë ADN-në me familjarët e personave të zhdukur

Trupi i dekompozuar në Seman nuk identifikohet, ekspertiza në Tiranë do të krahasojë ADN-në me familjarët e personave të zhdukur

August 31, 2026
VIDEO/ Zjarret në Shkopet, përkeqësohet situata. Flakët rrethojnë një fermë blegtorale

VIDEO/ Zjarret në Shkopet, përkeqësohet situata. Flakët rrethojnë një fermë blegtorale

August 31, 2026
E mitura mbeti e dëmtuar nga mbyllja e derës, procedohet shoferi i autobusit në Tiranë

Nga 1 shtatori reduktohet flota e autobusëve, operatorët kërkojnë ndërhyrje nga qeveria

August 31, 2026
Buza iku, për të mbetur Kujtim

Buza iku, për të mbetur Kujtim

August 31, 2026
Greqia ul çmimet për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë në supermarkete

Greqia ul çmimet për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë në supermarkete

August 31, 2026
“Europa po mpreh shpatat për luftë”, Lavrov: Asnjë dallim me amerikanët, Trump do paqen

Përballja Rusi-NATO në Arktik, Lavrov: Aktiviteti i Aleancës në veri, “agresiv”!

August 31, 2026
Fitoi me nokaut ndaj Thomas Narmo, boksieri Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

Fitoi me nokaut ndaj Thomas Narmo, boksieri Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

August 31, 2026
Aksident në aksin Korçë-Pogradec/Makina përplaset me motorin, lëndohet pasagjerja

E rëndë në Kavajë, 49-vjeçari me motor ndërron jetë në vend pas aksidentit me një makinë

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com