• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Në magazinën në Përmet u gjetën 12 ton drogë, zotërohej nga 3 grupe kriminale

by Java News
08/04/2017 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Rreth 12 ton është sasia e lëndës narkotike që u zbulua nga policia mesditën e kësaj të shtunë në një magazinë në fshatin Pagri, rreth 18 km larg Përmetit. Pak orë pas aksionit masiv të Policisë së Shtetit dhe SH.Ç.B.A, ka përfunduar edhe peshimi i lëndës narkotike, duke kapur shifrën rekord prej 11 ton e 850 kg.

Në Operacionin masiv të policisë morën pjesë Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Sh.Ç.B.A dhe Policia e Përmetit. Policia ka marrë në pyetje disa banorë të zonës, ndërsa pesë të tjerë, përfshirë edhe personin që administron objektin, janë shpallur në kërkim.

Magazina u kontrollua nga policia 2 muaj më parë
Magazina ku u gjetën rreth 12 ton drogë në Përmet, ndodhet në një zonë të thyer, pranë një gryke mali. Burime për Shqiptarja.com thanë se para dy muajsh magazina është kontrolluar nga policia në prani edhe të personit që administron objektin, i cili ka firmosur në procesverbal.

Droga mund të jetë transportuar nga zonat përreth, por edhe nga Korça dhe Skrapari, nga frika e kontrolleve të policisë. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim personin që administron magazinën, së bashku me katër persona të tjerë, të cilët dyshohen si posedues të lëndës narkotike.

Aksioni masiv i policisë në Përmet
Një magazinë e tejmbushur me lëndë narkotike të llojit kanabis, është zbuluar mesditën e kësaj të shtune nga policia në Përmet. Policia e Shtetit në bashkëpunim me Sh.Ç.B.A, po zhvillojnë prej disa orësh një operacion të madh anti drogë.

Gjatë këtij operacioni është zbuluar magazina në fshatin Pagri të Përmetit. Nuk raportohet ende për të arrestuar gjatë këtij operacioni, por policia ka skeduar disa persona, të dyshuar si të lidhur me trafikun e drogës. Ndërkohë, magazina ku u gjet droga nuk ka pronar, pasi rezulton të jetë pronë shtetërore. Operacioni vijoi për disa orë në të gjithë zonën e Përmetit.

S’ka të arrestuar, magazina pronë shtetërore
Nuk ka asnjë të arrestuar nga operacioni i policisë në Përmet. Vendi ku u gjet sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike, rezulton pa pronar. Ajo është një magazinë e braktisur, por që rezulton pronë shtetërore.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e diel 9 prill 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In