• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detajet/ Kush përfiton kredi të buta në Tiranë? Të ardhurat minimale dhe maksimale që duhet të kenë aplikantët

by S T
18/10/2024 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës do të mbështesë me kredi të buta me interes 3 për qind, ku pjesa tjetër subvencionohet nga buxheti i këtij institucioni, të gjithë ata individë që plotësojnë kriteret e duhura.

Referuar vendimit të miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, programi i subvencionimit të interesave të kredive do të targetojë familje/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi. Programi synon të përfshijë dhe mbështesë të gjithë individët dhe familjet që kanë vendbanim në territorin e Bashkisë Përparësi në përzgjedhje do të kenë çiftet e reja dhe të rinj me moshë deri në 40 vjeç; individë/familje të minoritetit rom dhe egjiptian; gra kryefamiljare/gra të dhunuara.

Duke qenë se subvencionimi i interesave të kredisë do të kryhet nga buxheti i shtetit, marrëveshja është lidhur ndërmjet ministrit përgjegjës për strehimin, ministrit përgjegjës për financat dhe institucionit financiar.

Kriteri kryesor ekonomik që duhet të përmbushin aplikantët, përpos faktit se nuk duhet të kenë banesë në pronësi, është niveli i te ardhurave që duhet të kenë.

Konkretisht, sipas vendimit, për një familjare me 1-2 anëtarë, të cilët aplikojnë për një strukturë apartamenti garsoniere, niveli maksimal i të ardhurave duhet të jetë deri në 79.575 lekë/muaj. Për një familje me 3 anëtarë dhe apartament 1+1, niveli i të ardhurave që duhen plotësuar arrin në 117.398 lekë/muaj. Për një familje me katër anëtar dhe strukturë apartamenti 2+1, niveli i të ardhurave është 137.758 mijë lekë/muaj, dhe për familje të mëdha 5 – 6 persona, me strukturë apartamenti 3+1, niveli maksimali të ardhurave duhet të jetë deri në 146.535 lekë/muaj. Për të gjitha kategoritë, niveli minimal i të ardhurave është 35.520 lekë/muaj.

Sistemi i pikëzimit në total përmban 100 pikë, dhe ndahet në katër kategori, siç janë kushtet e strehimit; kushtet familjare; kushtet sociale; dhe kushtet ekonomike, ku secila prej tyre ka një nivel prej 25 pikësh. Në total parashikohet që të ndahen 1200 kredi të buta.

Gjatë procesit të aplikimit, individët duhet të dorëzojnë dokumentet që verifikojnë gjendjen e tyre ekonomike si dhe kushtet e jetesës.

Next Post
Përplasjet në Kuvend/ “Ku janë ambasadorët?” Gjekmarkaj: FNSH u fut si në shtetet që sundohen nga juntat!

Përplasjet në Kuvend/ “Ku janë ambasadorët?” Gjekmarkaj: FNSH u fut si në shtetet që sundohen nga juntat!

TË FUNDIT

Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“PD peng e arkitektit të dhunës”- Protestat dhe kaosi në Kuvend, deputetja Mila: Hiqni fashon ta shihni para se të digjni për karrigen e tij!

October 29, 2026
Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

October 29, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

October 29, 2026
Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

October 29, 2026
Detaji/ Protestat e dhunshme në Itali, shumica dërrmuese e të arrestuarve janë të mitur!

Grevë e përgjithshme më 30 tetor në Itali, kush e ndalon punën dhe cilat janë arsyet e protestës?

October 29, 2026
Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

October 29, 2026
Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

October 29, 2026
Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen nga detyra edhe 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës!

October 29, 2026
Samiti i BE-së në nëntor, në fokus ndihma financiare prej 70 miliardë eurosh të Ukrainës

Lufta/ Bashkimi Evropian hap një fond prej 23,7 miliardë dollarësh për mbrojtjen dhe mbështetjen e Ukrainës!

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In