• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet/ Kapet ish-anëtari i grupit të Aldo Bares, kërkohej prej 13 vitesh

by Java News
06/01/2024 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Faslli Qibini, një 64-vjeçar nga Memaliaj, i njohur në rrjetet e drogës si “Babi” apo “Vasco”, ka rënë në prangat e policisë italiane pas 13 vitesh në kërkim. Ai ishte dënuar me 22 vite burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge, kryesisht heroinë midis Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe jugut të Italisë ku kryente biznes me klanin Di Lauro dhe me grupin kriminal “Nardielli” të krahut Oplontine. Qibini u arrestua teksa ecte në “Corso Secondigliano” në Napoli. Ai rezulton të jetë arratisur nga “arresti i shtëpisë” në prill 2011.

Policia italiane kishte vendosur në vëzhgim familjen e tij dhe kjo i kushtoi shumë 64-vjeçarit, i cili në fakt e shmangte shumë qarkullimin nëpër rrugë, por nuk mund të qëndronte larg bashkëshortes dhe djalit për festat e fundvitit. Gjatë festave, policia pikasi gruan dhe djalin e Qibinit teksa blinin cigare në një “Tobacco shop” edhe pse nuk ishin duhanpirës. Duke mbajtur nën vëzhgim ata, policia zbuloi Qibinin i cili në një moment shkoi vetë për të blerë cigare. 64-vjecari është transferuar në burgun e Secondigliano.

Kush është Faslli Qibini?
Emri i Qibinit përmendet qysh në fillim të viteve 2000, kur në Itali u shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare e drejtuar nga Alfred Shkurti alias Aldo Bare. Pjesë e grupit që trafikonin drogë drejt Italisë, veç emrave të njohur si Edmond Bega e Enver Dondollaku, ishte dhe Faslli Qibini i njohur në grup si “Babi”.
Në vitin 2006, ai del i përfshirë në trafikun e heroinës edhe në një rast si bashkëpunëtor i klanit “Casalesi” ku bashkë me shqiptarin Lavdrim Shira dhe persona të tjerë, trafikonin heroinë në Itali.

Në 2019, ai del i përfshirë në një tjetër grup, tashmë i njohur si “Vasco”, ku bashkë me djalin e tij Jonjad Qibini, trafikonin marijuanë dhe heroinë në Itali.

/f.s

Next Post
Deklarata e Shoqërisë Civile: Mekanizmat ekzistues të pamjaftueshëm për dhunën dixhitale

Deklarata e Shoqërisë Civile: Mekanizmat ekzistues të pamjaftueshëm për dhunën dixhitale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com