• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklarata e Shoqërisë Civile: Mekanizmat ekzistues të pamjaftueshëm për dhunën dixhitale

by Java News
06/01/2024 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DEKLARATË

MEKANIZMAT EKZISTUES TË PAMJAFTUESHËM PËR TË SIGURUAR PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NGA DHUNA DIXHITALE!  TË RISHIKOHEN SA MË PARË DHE TË FORCOHET EFEKTIVITETI NË PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E DHUNËS ON LINE APO DUKE PËRDORUR TEKNOLOGJINË!

Dhuna ndaj grave e kryer në sferën digjitale përbën një çështje kombëtare dhe globale me pasoja të rënda dhe të panjohura më parë për nga ashpërsia.

Rasti i gruas 41 vjecare, nënë e katër fëmijëve i bërë publik në media ngre çështjen e mungesës së veprimit dhe kryerjes së një hetimi të shpejtë dhe efektiv që do të çonte në marrjen e masave për mbylljen e profilit dhe ndalimin e denigrimit ndaj një gruaje dhe nëne të katër fëmijëve.

Një studim i fundit tregon se më shumë se gjysma e grave në rajon 53.2% janë përballur me disa forma të dhunës ndaj grave që lehtësohet nga teknologjia, të paktën një herë në jetën e tyre. Ky studim ka treguar se Facebook, Instagram, TikTok, e-mail ose mesazhet përmes Skype, Snapchat, messenger, Viber, janë kanale përmes të cilave gratë përballen me dhunë përmes teknologjisë. I tillë ishte edhe rasti i gruas që u përball me dhunën përmes TikTok.

Rrjeti i Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore ngre shqetësimin për këtë rast dhe për çdo grua dhe vajzë që përballet me dhunën online dhe përmes internetit, si një nga format e dhunës me bazë gjinore. Standardet e Konventës së Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje dhe Rekomandimit 1 mbi dimensionin dixhital të dhunës kundër grave të Grupit të Ekspertëve GREVIO përbëjnë një thirrje për veprim për të gjithë aktorët shtetërorë dhe jo shtetërorë, institucionet, organizatat e shoqërisë civile, median dhe sektorin e teknologjisë.

Rrjeti i Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore bën thirrje:

  • Të rishikohet sa më parë legjislacioni për të parandaluar dhe siguruar mbrojtjen e duhur nga dhuna dixhitale kundër grave, duke e sjellë atë në përputhje të plotë me standardet e Konventës së Stambollit dhe standarde të tjera ndërkombëtare!
  • Shtetet të sigurojnë që gratë dhe vajzat, viktima të dhunës digjitale të kenë akses efektiv në sistemet e drejtësisë penale dhe që autoritetet të përgjigjen në mënyrë adekuate ndaj rasteve të tilla, duke përfshirë zbatimin e ligjit penal.
  • Të trajtohet me profesionalizëm dhe seriozitet nga ana e institucioneve të policisë dhe prokurorisë cdo rast i dhunës dixhitale i raportuar. pasojat e rasteve në fjalë nuk mund të minimizohen apo të mos merren në konsideratë. Dhuna dixhitale vret!
  • Urdhrat e mbrojtjes janë mjete civile që duhet të vijojnë të përdoren si mjete efektive që përgjigjen ndaj formave të dhunës në familje të kryera në internet në mënyrë të veçantë ndaj grave. Qasja ndërsektoriale në trajtimin e rasteve të dhunës dixhitale duhet të jetë pjesë e legjislacionit civil kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, akteve nënligjore dhe protokolleve përkatëse të menaxhimit të rasteve.
  • Eshtë detyra e shtetit dhe të gjithë organizatave të shoqërisë civile të ndajnë informacion të aksesueshëm për çdo grua dhe vajzë mbi rrugët ligjore dhe shërbimet mbështetëse të disponueshme për viktimat e dhunës me bazë gjinore, përfshirë rastet kur dhuna është kryer në sferën dixhitale.
  • Indiferenca e përditshme ndaj problematikave me të cilat përballen gratë, nëna me fëmijë duhet të marrë fund dhe të rriten burimet financiare të pushtetit vendor në mbështetje të grave dhe vajzave të dhunuara nga cdo formë dhune.
  • TikTok duhet të bëhet përgjegjës për lejimin e abuzimit të shkruar në platformën e tyre që coi në këtë vdekje tronditëse. Heshtja e tyre solli pasoja të tmerrshme. TikTok nuk ka bërë asgjë për të ndaluar bullizimin dhe dhunën me bazë gjinore. Cfarë masash mbrojtëse ka TikTok për të mbrojtur gratë?!
  • Marrja e masave parandaluese nga dimensioni dixhital i dhunës, në mënyrë të veçantë kundër grave, përbën një domosdoshmëri që kërkon diskutimin e hapur mbi këto çështje në kurrikula dhe media dhe rolin e tyre proaktiv në edukim.
  • Të organizohen trajnime të detyrueshme dhe të vazhdueshme, edukim dhe trajnim për të gjithë profesionistët, duke përfshirë por pa u kufizuar tek profesionistët e zbatimit të ligjit. Policia dhe prokuroria, të gjithë aktorët duhet të konsiderojnë format e shumta që mund të marrë dhuna ndaj grave dhe vajzave, përfshirë dhunën dixhitale, specifikat e saj dhe pasojat e ashpra që sjell mbi gratë dhe vajzat.

Rasti i gruas që sot nuk është më mes nesh tregon mungesën e efektivitetit të mekanizmave ekzistues, pamjaftueshmërinë e tyre për të siguruar parandalim dhe mbrojtje nga dhuna dixhitale dhe nevojën për rishikimin e tyre sa më parë.

Thirrja jonë sot është për këtë grua dhe për çdo grua tjetër që përballet me dhunën dixhitale dhe nuk gjen mbrojtjen e duhur në sistemin e drejtësisë penale.

Rrjeti i Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore

Shoqata Kombetare e Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare

Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri

Fondacioni Mary Ward Loreto

Organizata “Të ndryshëm dhe të barabartë”

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare

Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes

Qendra e Gruas Hapa të Lehtë

Qendra Për të Drejtat e Gruas Rome

Qendra “Të Drejtat e Njeriut në Demokraci” (QDNJD)

 

Next Post
Fjalimet e Berishës nga dritarja, avokati: Shkelje ligjore! Ja kur prokurori mund të kërkojë arrest me burg

Berisha pritet të qëndrojë gjatë në izolim, opozita nis diskutimet për një strategji të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

July 20, 2026
‘Je kokrra e komunistit ti’, Korreshi përplaset me Meçen! Analisti përshëndet me grusht: Ti shkon poshtë ballkonit…!

Meçe: Protesta ka marrë nuanca tërësisht politike, prandaj mungon negocimi

July 20, 2026
Azgan Haklaj: Duçka kushëriri i Ilir Metës dhe Etilda Gjonaj, njeh dhe Berishën!

“PD-në do ta marrë Argita”, Azgan Haklaj: Berisha gënjen për SHBA-të, “non grata” nuk i është hequr!

July 20, 2026
Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

July 20, 2026
“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

July 20, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

July 20, 2026
Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

July 20, 2026
Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

July 20, 2026
Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

July 20, 2026
Spanja kthehet në shtëpi si kampione Bote, Mbreti Felipe: Një fitore epike

Spanja kthehet në shtëpi si kampione Bote, Mbreti Felipe: Një fitore epike

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In