• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detajet e reja, konflikti që alarmoi Policinë e Vlorës! Dy biznesmenët Bedinaj dhe Muça u përplasën për pronën në Palasë

by A. Q
03/09/2026 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Vlorë, ku një biznesmen denoncoi gjobëvënien 5 mln euro dhe kanosjen, kurse gjatë ndjekjes policore një nga makinat e autorëve të dyshuar u përmbys jashtë rruge.

Pak para mesditës, Policia e Vlorës u ngrit në alarm pasi u sinjalizua për një konflikt masiv në Orikum pranë një Hoteli.

Telefonata sinjalizuese bluve u erdhi nga vetë pronari i hotel ‘Palma’, Vasil Bedinaj, i cili pretendoi se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë. Në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 persona, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Ata po merren në pyetje nga hetuesit në lidhje me sqarimin e rrethanave. Gjatë kontrollit në automjetin e tyre polica ka gjetur 1 armë zjarri, pistoletë.

“Top Channel” informon se konflikti ishte mes 2 biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça.

Në momentet pas ngjarjes Bedinaj ka pretenduar se konflikti ishte për një shumë të konsiderueshme parash por burimet thonë se gjithçka lidhet me një pronë e cila po zhvillohet nga Luan Muça në Palasë ku po ndërtohet një resort.

Bedinaj me persona të tjerë ka kërkuar përqindje të kësaj prone çka është kundërshtuar nga Muça, i cili këtë mesditë kishte lënë një takim në Orikum për tu sqaruar.

Ka dyshime se gjatë këtij konflikti fillimisht fizik janë përdorur dhe armët e zjarrit, megjithatë në vendngjarje policia nuk ka konstatuar asnjë gëzhojë.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për rastin dhe po punohet me kamerat e sigurisë, dëshmitë e të implikuarve dhe të dhëna operative për zbardhjen e gjithë dinamikës së kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

“Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Meqenëse veprimet janë dinamike, në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim të plotë për ngjarjen”.

Next Post
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Qeveria dhe protesta-dy rituale, por pak shpresë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

“Rrugëtimi drejt kthimit të dritës së syrit…”- Ministrja Spahiu jep lajmin e mirë: Erjon Vishkulli kryen me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në Romë

October 28, 2026
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

Nxitën dhunën dhe shkatërrimet gjatë protestave në Tiranë, Antiterrori arreston 1 person, 17 të tjerë nën procedim! 8 po kërkohen, hapën “GoFundMe” dhe…

October 28, 2026
Protestuesit e maskuar dhe studentët degjenerojnë në dhunë, sulmojnë me gurë Policinë! Shkulin pllakat te Ministria e Arsimit, shpërndahen me ujë e gaz (VIDEO)

Skandal dhe akuza për vjedhjen e fondeve të mbledhura në emër të protestës për të rrëzuar Qeverinë! Zhduken qindra mijëra euro nga një rrjet mashtruesish

October 28, 2026
Koreja e Jugut gjobit Google dhe Apple me 42.7 milionë euro

Koreja e Jugut gjobit Google dhe Apple me 42.7 milionë euro

October 28, 2026
ISHP: Shqipëria zyrtarisht nën grip! Qarkullon gripi AH1N1 dhe është agresiv, piku arrin në janar! Ja këshillat

ISHP: Shqipëria zyrtarisht nën grip! Qarkullon gripi AH1N1 dhe është agresiv, piku arrin në janar! Ja këshillat

October 28, 2026
Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

October 28, 2026
Kandidati presidencial brazilian, Bolsonaro largohet nga Brazili dhe mbërrin në Miami pas humbjes në zgjedhje

Kandidati presidencial brazilian, Bolsonaro largohet nga Brazili dhe mbërrin në Miami pas humbjes në zgjedhje

October 28, 2026
Dita e 16-të e protestës, pas marshimit nëpër Tiranë studentët rikthehen te Ministria e Arsimit!

Dita e 16-të e protestës, pas marshimit nëpër Tiranë studentët rikthehen te Ministria e Arsimit!

October 28, 2026
Deklaratat e Mbappe, CMG e Kinës konfirmon marrjen e letrës së faljes nga Reali i Madridit!

Deklaratat e Mbappe, CMG e Kinës konfirmon marrjen e letrës së faljes nga Reali i Madridit!

October 28, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

DETAJET/ Gjykata lë të lirë protestuesit e arrestuar në Tiranë, cakton masa sigurie për 10 persona

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In