• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET E REJA/ Burrë e grua u hodhën nga ballkoni, si e paralajmëruan ngjarjen

by Java News
01/12/2018 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje te reja nga ngjarja e rende e ndodhur dje ne Berat, ku cifti i te moshuarve u hodh nga kati i gjashtë i pallatit dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Fëmijët e dy viktimave Kujtim dhe Këze Agalliu, i kishin sistemuar dy prindërit e moshuar në një apartament të ri dhe të ngrohtë për dimrin, duke i hequr ata nga jeta e mundimshme në fshat, por duket se kjo nuk u ka pëlqyer aspak vetë të moshuarve, çka është bërë shkak edhe për këtë ngjarje të rëndë.

Sipas Policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se 78- vjeçari Kujtim Agalliu, mëngjesin e së premtes rreth orës 07:00, ka shtyrë gruan e tij nga ballkoni i katit të tetë ku banonin dhe vetëm pak sekonda më pas është hedhur edhe vetë. Të dy kanë gjetur vdekjen në vend. Pallati i ri ku ndodhi ngjarja ndodhet në lagjen “30 vjetori” në qytetin e Beratit.

Policia bën të ditur se trupat e pajetë janë konstatuar nga fqinjët, të cilët kanë parë dhe skenën e ngjarjes së tmerrshme. Mësohet se çifti i të moshuarve kishte vetëm pak muaj që ishte zhvendosur në këtë apartament. Të katër fëmijët e tyre mësohet se ndodhen jashtë vendit, ndërsa për t’u kujdesur për prindërit ata kishin paguar edhe një grua, e cila në momentin e ngjarjes nuk ka qenë e pranishme.

Çifti Agalliu kishte vetëm 5 muaj që jetonte në këtë pallat, pasi u larguan në qershor nga fshati Qerreshnik të Beratit, ku kishin kaluar gjithë jetën e tyre. Fëmijët që jetojnë në Itali dhe në Greqi u kishin blerë një apartament, me idenë për t’u krijuar kushtet më të favorshme për pleqërinë e tyre.

Kjo, pasi siç banorët tregojnë, 78-vjeçari ishte person me probleme psikike dhe merrte edhe mjekim për një gjë të tillë. Përveç skizofrenisë së Kujtim Agalliut, bashkëshortja e tij po merrte mjekime për një tumor në kokë, pasi më parë u ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale.

Gjendja për shkak të sëmundjeve, prania larg fëmijëve, por edhe mospërshtatja me jetën e re në qytet, duket se kanë qenë arsyet që çifti i të moshuarve t’i jepte fund jetës me anë të vetëvrasjes.

 

Banorët e pallatit ku ndodhi ngjarja japin dy versione. Një nga dëshmitarët ka deklaruar për Policinë se, fillimisht burri ka shtyrë gruan dhe vetëm pak sekonda më pas është hedhur edhe vetë.

Por ndërkohë, një tjetër dëshmitar okular ka thënë se çifti ishte i kapur për dore në momentet e rënies nga lartësia. Nga ana e saj, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Pista kryesore mbetet ajo e vetëvrasjes në kushte të rënduara psikologjike, ndërsa nuk përjashtohet dhe mundësia që burri të ketë vrarë gruan dhe më pas ka kryer dhe vetëvrasje.

“Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur ‘Pjeshkorja’, në lagjen ’30 Vjetori’, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish, të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen. Shërbimet e Policisë, grupi hetimor po punojnë për identifikimin e tyre”, bëhet e ditur zyrtarisht nga Policia. Pas ngjarjes së rëndë janë lajmëruar edhe fëmijët e dy viktimave, të cilët sipas të afërmve janë nisur për t’u dhënë lamtumirën e fundit prindërve të tyre.

Ata kishin vendosur bashkërisht t’i zhvendosnin të moshuarit në qytet, pasi kishin edhe spitalin më afër dhe mund të paguanin edhe dikë për t’u kujdesur për ta. Por kujdestarja nuk është ndodhur në momentin e ngjarjes së rëndë, pasi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

PARALAJMËRIMI

Një akt i tillë duket se ishte paralajmëruar nga çifti. Sipas të afërmve, ata u kishin kërkuar fëmijëve t’i kthenin sërish në fshat, pasi nuk po arrinin të përshtateshin me jetën e re në pallat.

Por fëmijët duket se kanë menduar që ata do të përshtateshin me kalimin e kohës, pa e menduar këtë fund tragjik. Mungesa e fëmijëve, të afërmve, por edhe sëmundja dyshohet se kanë ndikuar në gjendjen e rëndë psikologjike të çiftit, duke bërë që të kryejnë vetëvrasje.

MA.ME

 

Next Post
“Ka një strategji të orkestruar kundër marrëdhënieve të mira me Greqinë”

Ndarja nga jeta e George H.W Bush, Bushati: Mbështeti Shqipërinë, burrë shteti që bëri histori!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dron në Leipzig, Rusia akuzon Gjermaninë: Ata duan përsëri luftë

Incidenti me dron në Leipzig, Rusia akuzon Gjermaninë: Ata duan përsëri luftë

September 7, 2026
“Merkur.de”: Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Nuk preferohet vetëm bregdeti/ Turistët tani duan malet, natyrën dhe historinë

September 7, 2026
Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

September 7, 2026
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE/ Deklaronin sipërfaqe toke të rreme për fonde, 37 të arrestuar në Greqi

Dy persona me motor atentat shqiptarit në Athinë, detajet e para

September 7, 2026
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

Pagat e magjistratëve? KLGJ e KLP dolën nga binarët! Opozita gabon sepse…

September 7, 2026
Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

September 7, 2026
Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

September 7, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me diell në të gjithë vendin, ja sa do shkojnë temperaturat

September 7, 2026
Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

September 7, 2026
Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com