• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET e ngjarjes/ Si i sulmoi me armë kolegët efektivi i FNSh-së në Fier

by A R
03/09/2016 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punonjësi i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë i nxjerr armën policëve të Rendit. Një konflikt i nisur për shkak të gjendjes së dehur të efektivit të FNSH-së së Fierit çoi në përplasjen me armë me uniformat blu të të njëjtit qytet.

Burimet zyrtare të Policisë së Fierit thanë per “Panorama” se, u arrestua në flagrancë Maliq Shehaj, 42 vjeç, i cili në gjendje të dehur shkrehu armën ndaj kolegëve të tij. “Maliq Shehaj, punonjës policie në Komisariatin e FNSH-së Fier ishte në gjendje të dehur me 0.49 Mg/l.

Ai u prangos në kushtet e flagrancës, për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin zyrtar. Mësohet se arrestimi i Shehajt u bë pasi, rreth orës 17:45, te rrethrrotullimi i parkut Fier, ai është përleshur me dy persona për motive të dobëta.

Fillimisht, pasi u dëgjua e shtëna, u dyshua se efektivi i FNSH-së kishte qëlluar drejt qytetarit, por më vonë u konfirmua se ai e kishte nxjerrë armën kundër uniformave blu.

“Për të shmangur konfliktin dhe pasojat që mund të vinin prej tij, në ato momente kanë ndërhyrë tre punonjës policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Njëri prej tyre mësohet se ishte me uniformë”, bëjnë të ditur burimet zyrtare të Policisë raporton Panorama.

Sipas të njëjtave burime deklarohet se, punonjësit e policisë janë prezantuar dhe kanë kryer detyrën për ta neutralizuar Shehajn.

“Por gjatë ndërhyrjes ky shtetas ka nxjerrë një armë tip pistoletë dhe pasi e ka mbushur e ka drejtuar atë ndaj punonjësve të policisë. Në këtë kohë ka bërë dhe shkrepjen e armës por pa shkaktuar dëme, pasi të tre punonjësit e policisë, gjatë ndërhyrjes, e kanë devijuar drejtimin e qitjes”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërkohë që nga ana e Policisë dosja është plotësuar ndaj Maliq Shehajt me akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë”. Ndërkohë, nuk është konfirmuar nëse arma me të cilën qëlloi Shehaj është e punës apo pa lejen e autoriteteve./a.m.

Next Post
VIDEO/ Edhe kjo mace e urren Donald Trump…

VIDEO/ Edhe kjo mace e urren Donald Trump...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com