• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet e grabitjes së bankës nga “ushtarakët”, u vodhën 35 mijë euro

by A R
12/07/2016 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ushtarakët” grabitën 35 mijë euro në bankën e Vlorës. “Panorama” shkruan sot se ata ishin të veshur me rroba kamuflazhi e kapele me strehë. Dy autorët kanë neutralizuar rojet e bankës së nivelit të dytë në Vlorë, duke mundur që të largohen brenda pak minutash me dy çanta të mbushura me para.

Gjithçka ka ndodhur në mes të qytetit, pranë Sheshit të Flamurit, orët e mesditës, në kulmin e temperaturave, kur dhe lëvizjet kanë qenë të pakta. Dy autorët kanë mundur që t’i afrohen hyrjes së bankës nga një rrugicë dytësore, duke i zënë në befasi dy rojet private të saj.

Atyre u kanë vënë armën në kokë dhe i kanë futur në brendësi të bankës, duke i mbajtur nën kërcënimin e pistoletave që të mos kishin asnjë lëvizje. Në brendësi të bankës ndodheshin rreth 10 punonjës të saj, ndërsa më pak klientë. Autorët kanë menduar çdo lëvizje, duke mos dashur të veprojnë në kushtet e një numri të madh personash brenda saj.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 13:52 minuta, kohë kur kanë dëshmuar dhe punonjësit, si dhe dëshmitarët e skenës së grabitjes. Me armë në duar grabitësit i kanë detyruar punonjësit të shtrihen përtokë, ndërsa njëri prej tyre ka shkuar në arkë.

Ai i ka kërcënuar arkëtarët të mbushnin çantat me paratë që kishin në duar dhe në sirtarë, në të kundërt do t’i ekzekutonin. Nën forcën e armëve, punonjësit kanë zbrazur paratë që kishin në sportele, duke ua dorëzuar autorëve.

Sipas pamjeve të kamerave, por dhe të dëshmitarëve që kanë parë jashtë ambienteve të bankës, dy grabitësit janë larguar duke ndjekur të njëjtin drejtim nga kishin dalë para bankës. Ata kanë lëvizur në këmbë nga rruga pas bankës, në drejtim të Kuzumbabasë.

Dyshohet se aty i kanë pritur bashkëpunëtorët e tyre, në një makinë të bardhë, tip “Benz”, 240. Prej atje nuk ka më asnjë gjurmë të autorëve, të arratisur bashkë me çantat e parave, me një sasi që mendohet të jetë rreth 35 mijë euro. Vetëm kur janë larguar autorët, punonjësit e bankës e rojet kanë lajmëruar policinë./Panorama/a.m.

Next Post

Kampionati kinez shton milionerët, ja 10 futbollistët më të paguar në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In