• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Detajet e fundit nga policia, provat e siguruara për vrasjen e Ivanoviç

by A R
17/01/2018 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Lidhur me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviç, të ndodhur dje rreth orës 08:10 min, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës thotë se ka vazhduar me aktivitete intensive operacionale dhe hetimore për zbardhjen e kësaj vepre penale.

Komunikata e plotë e Policisë:

Me qëllim të informimit me kohë të opinionit publik dëshirojmë të japim disa të dhëna që ndërlidhen me aktivitetet policore në funksion të ndriçimit të këtij rasti.

Sipas informacioneve të deritanishme viktima është qëlluar para selisë së partisë në kohën kur viktima po paraqitej/hynte në vendin e punës nga rrugëtimi prej banesës së tij i pashoqëruar nga askush (i vetëm).

Në bazë të dëshmive të mbledhura deri më tani dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri të kalibrit 9X19 mm, nga persona të panjohur deri në këtë moment, ku arma që është përdorur në rast dyshohet të ketë qenë me shurdhues (silenciator).

Në vazhdën e hetimeve të deritashme Policia e Kosovës ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka procesuar shikimin e vendit të ngjarjes, ku janë mbledhur dëshmitë relevante për këtë rast. Tani jemi në proces të ekzaminimit kriminalistik të të gjitha dëshmive. Në veçanti janë duke u nxjerrë, analizuar dhe vlerësuar video-incizimet e marra nga kamerat e sigurisë, të cilat janë marrë në vendin e ngjarjes apo që ndërlidhen me vendin e ngjarjes, si dhe dëshmitë tjera materiale.

Ekipi hetimor i përbërë nga zyrtarë të specializuar për këto raste, përfshirë zyrtarët e Hetimit të Krimeve të Rënda, ekipet e Forenzikës Qendrore, IT Forenzikës, zyrtarë të Inteligjencës, Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, janë angazhuar maksimalisht në procesimin e të gjitha të dhënave që ndërlidhen me këtë rast.

Deri në këtë fazë janë intervistuar disa dëshmitarë si dhe janë pranuar disa informacione përmes kanaleve të sigurta të komunikimit, të vendosura për këtë qëllim nga Policia e Kosovës (përmes: nr. të telefonit konfidencial, e-mail adresa, facebook etj.)

Është kryer obduksioni ku edhe kemi rezultatet preleminare, sidoqoftë jemi në pritje të raportit përfundimtar.

Në kuadër të veprimeve hetimore është identifikuar një veturë e djegur, e tipit Opel Astra ngjyrë hiri, veturë e cila dyshohet të jetë e përfshirë në këtë rast. Gjithashtu kemi arritur të gjurmojmë në nivel vendi por edhe ndërkombëtar të dhënat lidhur me qarkullimin si dhe pronarin/poseduesin e kësaj veture.

Të gjitha aktivitetet janë koordinuar dhe kryer nën autoritetin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Gjithashtu Policia e Kosovës paralelisht me veprime hetimore ka ndërmarrë masa në aspekt të shtimit të sigurisë, përfshirë shtimin e prezencës policore në disa lokacione të identifikuara si të ndjeshme, me qëllim të parandalimit të çfarëdo incidenti.

Policia e Kosovës kërkon edhe më tej bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve dhe falënderon të gjithë ata për informacionet e ofruara deri më tani në adresë të Policisë përmes kanaleve tani më të publikuara./Lajmi.net/a.m.

Next Post
Kuriozitet/Piktura e Rembrandit del në ankand, por ofertuesit se dinin piktorin

Kuriozitet/Piktura e Rembrandit del në ankand, por ofertuesit se dinin piktorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In