• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Detajet e ekzekutimit të biznesmenit që kishte ndërruar emrin, para disa kohësh i dogjën makinën

by A R
15/02/2018 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një biznesmen 64- vjeçar u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e djeshme, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Viktima është Memli Begalla, nga Progonati i Tepelenës, baba i tre fëmijëve. Atentati ndodhi rreth orës 21:00, në rrugën “Nikolla Tupe”, në parkingun poshtë pallatit ku banonte viktima. Begalla është qëlluar me një armë me silenciator, në momentin që po hipte në makinën e tij.

Autorët e dyshuar të ngjarjes, sipas Policisë, janë larguar me një automjet tip “BMW” me ngjyrë të zezë dhe shërbimet janë vënë në ndjekje të saj. Zona ku ndodhi ngjarja është me ndriçim të dobët dhe askush nga kalimtarët apo banorët nuk ka mundur të dallojë atentatorët, ndërsa janë sekuestruar disa kamera sigurie për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Memli Begalla rezulton të jetë pronar i tri bizneseve në Tiranë, bashkë me njërin prej djemve dhe vajzën. Ai ka në pronësi dy gomisteri në zonën e Yzberishtit dhe në autostradën Tiranë-Durrës, si dhe një agjenci turistike, që administrohet nga vajza e tij. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit dhe identifikimin e autorëve.

Sipas informacioneve mësohet se ai ka ndërruar emrin para disa kohësh, pasi më herët ka qenë me emrin Afrim. Po ashtu sipas burimeve të “Panorama”, Memli Begallës i kanë djegur një makinë Rang Rover.

/Panorama

Next Post
Upton, shfaqet si sirenë

Upton, shfaqet si sirenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In