• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Dy motrat në krye të trafikut, si rekrutoheshin vajzat e varfra për prostitucion

by A R
03/10/2016 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë muaj përgjime dhe survejime në terren të policisë kanë zbuluar rrjetin e prostitucionit Tirnaë-Gjermani. Nën drejtimin e dy motrave I. dhe A. Qama përkatësisht 23 dhe 25 vjec vajza të reja rekrutoheshin duke u premtuar punësim dhe ndarje fitimesh nga aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.

6 muaj hetimet, përgjimet telefonike zbardhën mashtrimet për modele dhe këngëtare
Përgjimet telefonike dhe survejimi në terren në klubet e tallavasë dhe agjensisë fiktive të modeleve ka zbuluar rrjetin e prostitucionet ku rekrutimin e vajzave e kryenin dy motrat 23 dhe 25 vjecare i dhe A Qama.

Sipas hetimeve të kryera nga sektori i krimeve në policinë e Tiranës ka rezultuar se 5 shtetasit që shihni në këtë foto Ledian Gjoni, Ardit Shmilli, Zamir Hodo dhe motrat I. e A. Qamo kishin krijuar grupin kriminal.
189301252272_3

Fillimisht vajzat që shfrytëzoheshin në Tiranë e më pas dërgoheshin në vendet e BE-së, kryesisht Gjermani. Rekrutoheshin me premtimin se fillimisht do punonin si modele ose këngëtare, por në realitet ato shfrytëzoheshin si prostituta dhe fitimet e mbledhura ndaheshin me dy motrat Qama.

Burime nga policia sqaruan për ‘Report Tv’ se kryesisht motrat Qama rekrutonin vajza fillimisht në raporte shoqërore e më pas duke para kushtet ekonomike të tyre ato i ofronin punësim duke i shfrytëzuar.

Baza e këtij rrjeti ishte ndërtuar në zonën e unazës së re ndërsa trafikimi i dy femrave për në Gjermani rezulton se ishte hera e parë që tentohej të kryhej nga ky grup.

Një ditë më parë forcat e policisë së Tiranës në kuadër të muajit antitrafik kryen operacionin duke arrestuar në flagrancë 5 të dyshuarit dhe duke bërë të mundur parandalimin e trafikimit të dy femrave përkatësisht shtetases A.R dhe F.D.

Operacioni i zhvilluar në pikën kufitare të Morinës një ditë më parë është drejtuar nga agjentia e seksionit të antitrafikut në policinë e Tiranës dhe janë këto pamjet kur ajo ndërhyn e para për të neutralizuar trafikantët.

Pas arrestimit të të dyshuarve materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe personat janë vënë nën akuzë për grup të strukturuar kriminal, shfrytëzim e trafik të qenieve njerzore për qëllime prostitucioni.

Trafikantet e vajzave neutralizohen nga agjentja speciale
Grupi i trafikantëve i cili përbëhej nga pesë trafikantë të cilat dërgonin femra për prostitucion drejt Gjermanisë, është neutralizuar fillimisht nga një efektive e forcave speciale e policisë së Tiranës.

Ndonëse emri i saj nuk bëhet i ditur, efektivja në fjalë ka qenë e para që ka neutralizuar trafikantët çka nënkupton se ky operacion në të cilin u shpëtuan 2 vajza të cilat po trafikoheshin drejt Gjermanisë është drejtuar pikërisht prej saj.

Në pamjet e publikuara nga vetë Policia e Shtetit, shihet qartë se ajo ka dalë nga automjeti në fillim dhe më pas kanë dalë edhe kolegët e saj.
252197_2

Efektivja është agjente e policisë prej 12 vitesh dhe sipas të dhënave ka marrë pjesë në shumë operacione dhe i ka drejtuar ato siç ishte ai i mbrëmshmi në Morin.

Operacioni, 3 persona ende në kërkim
Pesë trafikantë dje pasdite kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe tre të tjerë po ndiqen penalisht pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kane tentuar që të trafikojnë drejt Gjermanisë dy femra me qëllim prostitucioni.

Katër trafikantët u kapën në kuadër të operacionit të koduar “Rekrutimi” ku u janë gjetur karta identiteti Rumune të dyshuara të fallsifikuara, bileta avioni, telefona, 1500 € si dhe një automjet taxi i cili bënte transportin.

I. Qama, 23-vjeçe, Ledian Gjoni, 28-vjeç, Ardit Shmilli, 24-vjeç, Zamir Hodo, 31-vjeç, dhe A. Qama, 25-vjeçe, akuzohen për “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar veprimtari kriminale të tendencës së shfrytëzimit të prostitucionit në Shqipëri si dhe kanë rekrutuar me qëllim trafikimi e më pas shfrytëzimin për prostitucion si dhe dërgimim e tyre drejt shtetit Gjerman të dy shtetaseve M. TH dhe A.P

Në gjendje të lirë po ndiqen shtetaset M. Th. dhe A. P. të cilat janë rekrutuar nga personat e mësipërm dhe dyshohet se kanë ushtruar prostitucion në Shqipëri dhe më pas do të shfrytëzoheshin jashtë vendit.

E përfshirë në këtë rast trafikimi dyshohet se është edhe një shtetase rumune me inicialet P. C. e cila dyshohet se ishte personi pritës në Gjermani./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Efektivi i policisë bën aksident, drejtonte pa leje qarkullimi, e prangosin kolegët

Siguria rrugore/ 685 masa ndëshkuese në fundjavë, arrestohen 20 shoferë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com