• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje tronditëse nga masakrimi i çiftit Pasho/ Dëshmia e fqinjve fundosi Elonën: Doli me disa qese që vinin erë e keqe

by Java News
23/12/2020 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbuluar nga masakrimi i çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, ku një ditë më parë është arrestuar dhe ish e dashura e djalit të tyre Elona Kaleshi.

Mediat italiane bëjnë me dije se fqinjët kanë konfirmuar se apartamenti ku ka qëndruar me qira ish e dashura e Taulant Pashos është dhe vendi ku janë ekzekutuar çifti i bashkëshortëve.

Një nga banorët e pallatit është shprehur se një ditë në mëngjes ai është ndeshur në shkallë me një grua që dyshohet se ishte Elona e cila mbante qese në dorë dhe era që vinte ishte shumë e keqe. Ai ndër të tjera ka thënë se nga qeset rridhte një substancë që mbante dhe aromë të keqe.

Në atë moment fqinji e ka pyetur se çfarë ke në qese apo mos ke ndonjë person të vdekur? Ndërsa ajo i është përgjigjur se ka verë të prishur dhe pse fqinji ka insistuar se ajo ishte aromë që vjen nga ndonjë mish i kalbur, por në këtë moment ai thekson se  nuk ka marrë më përgjigje dhe ajo është larguar e mërzitur.

Ndërkohë karabinerët bëjnë me dije se gruaja që ka parë banori i të njëjtit pallat është Elona Kalosha dhe mbetjet që vinin aromë të keqe ishin mbetjet e bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho , 54 dhe 52, prindër të të dashurit të saj në atë kohë.

Prindërit e Taulantit kishin shkuar në këtë zonë për të pritur të birin e tyre që do të dilte nga burgu, ndërkohë duket se Elona e ka pas gjithçka të planifikuar, dhe motivi i kësaj ngjarje makabre duket se kanë qenë shumë prej 40-50 mijë eurosh që mbanin prindërit e ish të dashurit të saj.

Ndërkohë pas krimit të rëndë ish e dashura e 36 vjeçarit është përpjekur që ta fshehë ngjarjen dhe të krijojë alibi se nuk ka qenë ajo personi i fundit që e ka parë çiftin Pasho dhe duke mos dhënë një adresë të saktë për vend ndodhjen e apartamentit.

Ka qenë reagimi i vajzës së çiftit Vittorias e cila thekson se ishte në dijeni se ish e dashura e vëllait kishte dhe një marrëdhënie me një burrë të martuar.

Ndërkohë eshtrat e bashkëshortëve shqiptarë u gjetën në autostradën Firence-Pisa-Livorno në afërsi të burgut Solliciano, pasi u copëtuan u futën në katër valixhe. Nga hetimet rezulton se Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune, ndërsa Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas./ abcnews

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

November 29, 2026
Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet e para i japin kryesimin opozitës në 13 nga 17 rajone, edhe Ceutën e goditur nga emigracioni!

Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet e para i japin kryesimin opozitës në 13 nga 17 rajone, edhe Ceutën e goditur nga emigracioni!

November 29, 2026
Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

November 29, 2026
Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

November 29, 2026
Kategoria Superiore/ Egnatia rikthehet te fitorja, mund Elbasanin dhe i shkëputet në krye të renditjes!

Kategoria Superiore/ Egnatia rikthehet te fitorja, mund Elbasanin dhe i shkëputet në krye të renditjes!

November 29, 2026
U plagos rëndë në protestën e djeshme, mjekët: Briken Tuci do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale!

U plagos rëndë në protestën e djeshme, mjekët: Briken Tuci do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale!

November 29, 2026
FOTO/ Edhe dita e Çlirimit u “festua” me protestë të dhunshme, Tirana kthehet në ‘shesh lufte’ mes molotovëve, gurëve, hunjve, gazit dhe ujit!

Mbyllet protesta e dhunshme e 29 Nëntorit, mbi 6 orë tensione dhe përplasje me Policinë në bulevard e sheshe!

November 29, 2026
Çfarë zbulojnë arkivat gjermane për Luftën Nacional-Çlirimtare! Flet historiani Marenglen Kasmi, zbulon dokumentet

Çfarë zbulojnë arkivat gjermane për Luftën Nacional-Çlirimtare! Flet historiani Marenglen Kasmi, zbulon dokumentet

November 29, 2026
Grabitën shtëpinë e Princit William në Angli, 2 shqiptarët Doku dhe Ndoci dalin nesër në Gjykatë! Ja çfarë pritet të ndodhë, kishin hyrë…

Grabitën shtëpinë e Princit William në Angli, 2 shqiptarët Doku dhe Ndoci dalin nesër në Gjykatë! Ja çfarë pritet të ndodhë, kishin hyrë…

November 29, 2026
‘Paqe’ në klasiken e Anglisë, spektakël me gola dhe protesta, por Arsenal e Manchester City e mbyllin në barazim!

‘Paqe’ në klasiken e Anglisë, spektakël me gola dhe protesta, por Arsenal e Manchester City e mbyllin në barazim!

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In