• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje të reja/ Vrasja në Kamëz, autori i dyshuar kishte lidhje me Etleva Kurtin! 31-vjeçarja e la kur përfundoi në burg. Vëllai: Do më vriste…!

by Java News
01/03/2023 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dan Hutra, autori i dyshuar i vrasjes së 31-vjeçares Etleva Kurti në Kamëz dyshohet se ka pasur histori dashurie me të. Burime bëjnë me dije se e reja e braktisi kur ai ra në burg për vrasjen e gruas së tij të parë.

Një ngjarje horror është regjistruar ditën e sotme, kur Dan Hutra është autor i 3 grave të vrara sot në Tiranë. Fillimisht, rreth orës 12:15, Dan Hutra ka shkuar në zonën e Astirit dhe ka qëlluar me thikë ish të dashurën e tij, Marjana Gurakuqi.Kjo e fundit ka mbetur e plagosur, e ndërsa i ka marrë edhe paratë.

Më pas, Hutra ka shkuar në zonën e Paskuqanit në tentativë për të vrarë ish gruan e tij, Elena Hysa. Mirëpo, si pasojë e breshërisë së kallashnikovit, kanë mbetur të vdekura Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Ndërsa të plagosura kanë mbetur, Elena Hysa, ish bashkëjetuesja dhe e ëma e saj, Kujtime Hysa, 60 vjeç të cilat po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës.

Para se të ndodhte ngjarja, Elena Hysa e kishte denoncuar në polici për dhunë të vazhdueshme. Ndonëse gjykata e Apelit e la në burg, ai është rikthyer në gjykatën e shkallës së parë, ku ka depozituar një dokument ku pretendonte se Elena Hysa e kishte falur. Për pasojë, gjykata e shkallës së parë, e la të lirë.

Ndërkohë, pas kësaj masakre, ai nuk është mjaftuar. Ai ka shkuar në Kamzë, ku ka ekzekutuar në oborrin e shtëpisë ish të dashurën tjetër, 31-vjeçaren Etleva Kurti. Me këtë të fundit, autori Dan Hutra përveç lidhjes intime, ka pasur edhe një lidhje tjetër. Etleva Kurti është e motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Agim Bucit. Vladimir Kurti në një lidhje telefonike është shprehur se autor i vrasjes së tij ka qenë pikërisht Dan Hutra, pasi e kishte kërcënuar edhe më herët, kur të dy vuanin dënimin në burgun e Drenovës.

“Dyshoj sepse kemi pasur përplasje këtu në burg me të. Gjatë gjithë kohës jemi ngacmuar Janë shumë ngjarje që si lidh dot.  Ishte tipi agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time.  Më ka kërcënuar, kishte tentuar shumë herë të më vriste edhe këtu.”- tha vëllai, Vladimir Kurti./shqiptarja.com/m.j

Next Post
Misteri/ Si u lirua Dan Hutra dy javë më parë? Gjykata e Apelit: Ne s’pranuam ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg

Misteri/ Si u lirua Dan Hutra dy javë më parë? Gjykata e Apelit: Ne s'pranuam ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

GJKKO nuk mund të jetë zgjatim i 313-ës!

September 6, 2026
Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës

Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës

September 6, 2026
25% e çifteve preken nga “infertiliteti idiopatik”, mjekët: Të mos humbin kohë, por t’i nënshtrohen “IVF”

25% e çifteve preken nga “infertiliteti idiopatik”, mjekët: Të mos humbin kohë, por t’i nënshtrohen “IVF”

September 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë?

September 6, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

September 6, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Të dhënat e INSTAT: Importohet më lirë, prodhohet më shtrenjtë…

September 6, 2026
Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin! Shkak një vajzë

Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin! Shkak një vajzë

September 6, 2026
Dënohet me varje prezantuesja televizive në Egjipt, akuzohet për trafik droge

Dënohet me varje prezantuesja televizive në Egjipt, akuzohet për trafik droge

September 6, 2026
Zjarr te “Syri i Kaltër”! Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

Zjarr te “Syri i Kaltër”! Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

September 6, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin

Moti parashikohet i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com