• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje të reja nga vrasja në Kamëz/ Atentatorët ishin dy. “Audi” i djegur ishte me targa të huaja, u gjet një kallashnikov

by Java News
24/12/2021 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën dy persona dyshohet se e kanë ekzekutuar mbrëmjen e djeshme 30-vjeçarin Can Kariçi në Kodër Kamëz.

Sipas informacioneve, bëhet me dijen se makina “Audi” që u dogj në Institut e cila dyshohet se është e autorëve, ishte me targa të huaja. Brenda saj është gjetur edhe një kallashnikov. Dy atentatorët, njëri mund të ketë bërë rolin e qitësit, ndërsa tjetri ka drejtuar makinën, ende nuk janë identifikuar.

Kariçi  dyshohet se është ruajtur dhe më pas ekzekutuar me psitoletë sapo ka ndezur makinën në rrugën “Nikoll Vatnikaj”. Ai është qëlluar brenda makinës me targa të huaja të cilën e përdorte për të lëvizur. Mësohet  se viktima është qëlluar me armë zjarri të pajisur me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar të shtëna në zonë.

Can Kariçi 30-vjeç me origjinë nga Dibra, mësohet se ishte banues në lagjen Nr.1 Bathore. Viktima ka qenë me precedent të mëparshme penale, konkretisht në fushën e krimeve kundër personit.  Të njëjtat burime bëjnë me dije se Can Kariçi ishte shok me Erigers Mihasin. Ky i fundit bashkë me Armand Dumanin, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda një makine Audi të bardhë në lagjen e Astirit. Po ashtu viktima e sotme raportohet të ishte mik edhe me Vis Martinajn, një emër ky i lakuar shpesh herë në botën e krimit.

Pas ekzekutimit, mbrëmjen e djeshme, një makinë tip “Audi” është gjetur e djegur në Institut, disa kilometra larg vendit të ngjarjes.

Njoftimi i policise per ngjarjen

Më datë 23.12.2021, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

g.kosovari

Next Post
“Spiuni” zbulon “shtëpinë e barit”/ Arrestohen 7 persona në Kurbin, mes tyre elektricistë dhe faturistë

“Spiuni” zbulon “shtëpinë e barit”/ Arrestohen 7 persona në Kurbin, mes tyre elektricistë dhe faturistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kriza politike në Kosovë e pazgjidhur, PDK dhe AAK kërkojnë thirrjen urgjente të seancës konstituive, sot përsëri në Kuvend

August 22, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

August 22, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

“SHBA kontroll të plotë në Hormuz”- Trump mesazh Iranit: Ata nuk janë gati që të bëjnë marrëveshjen e duhur!

August 22, 2026
Situatë kritike me zjarret në Pukë, flakët përparojnë drejt zonave të banuara, ndërhyrje nga ajri! Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra në 24 orë, 6 ende aktive

Situatë kritike me zjarret në Pukë, flakët përparojnë drejt zonave të banuara, ndërhyrje nga ajri! Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra në 24 orë, 6 ende aktive

August 22, 2026
Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Tirana dhe Fieri do kenë temperaturat më të larta! Moti për ditën e sotme, priten kthjellime dhe vranësira

August 22, 2026
VIDEO/ Kristiano Ronaldo mbaron ‘muajin e mjaltit’, rikthehet me gol te Al Nasr, synim arritja e 1000 rrjetave!

VIDEO/ Kristiano Ronaldo mbaron ‘muajin e mjaltit’, rikthehet me gol te Al Nasr, synim arritja e 1000 rrjetave!

August 22, 2026
DETAJE / Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Fakulteti i Mjekësisë publikon listat paraprake të studentëve fitues, ja kur nisin regjistrimet dhe si të bëhet ankimimi!

August 22, 2026
“Kartolinë gushti”- Saranda mes destinacioneve më të vizituara të verës, Rama ndan pamjet nga qyteti bregdetar (VIDEO)

“Kartolinë gushti”- Saranda mes destinacioneve më të vizituara të verës, Rama ndan pamjet nga qyteti bregdetar (VIDEO)

August 22, 2026
Rusia nuk kursen as civilët, bombardim i egër ndaj qendrës tregtare në Ukrainë, të paktën 16 të vdekur dhe 130 të plagosur!

Rusia nuk kursen as civilët, bombardim i egër ndaj qendrës tregtare në Ukrainë, të paktën 16 të vdekur dhe 130 të plagosur!

August 22, 2026
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit -

Tregtia e fshehtë mes dy vendeve, SHBA bën gati sanksionet e reja ndaj Iranit, mund të përfshijë dhe Kinën!

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com