• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Spiuni” zbulon “shtëpinë e barit”/ Arrestohen 7 persona në Kurbin, mes tyre elektricistë dhe faturistë

by Java News
24/12/2021 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka zbuluar një “shtëpi bari” ku kultivohej kanabisi me llamba elektrike në Kurbin duke arrestuar shtatë persona, 4 prej tyre me detyrë elektricistë dhe faturistë pranë OSHEE Kurbin në operacionin e koduar “Bushneshi”. Kati i parë i një banese, lokal, ishte kthyer në laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba. Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 506 bimë kanabis të kultivuara në vazo dhe 58 kg kanabis gati për shitje. Policia kishte indicie nga informacioni në rrugë operative për kultivimin duke i monitoruar dhe më pas i goditën duke arrestuar; Lek Allamanin 54 vjeç, banues në Bushnesh, Taulant Barokën 27 vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë dhe Gimi Hidën 43 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Kultivuesit kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike duke çuar pas hekurave elektricistë dhe faturistë pranë OSHEE për shpërdorim detyre. Punonjësit e OSHE-së, të arrestuar janë; Xhemal Danieli 58 vjeç, banues në Bushnesh, më detyrë elektricist, Xhevalin Kaca 56 vjeç, banues në Mamurras, me detyrë elektricist Bib Gjergji 33 vjeç, banues në Fushë Mamurras, me detyrë përgjegjës në OSHEE Kurbin dhe Alfred Fufi 53 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE. Ata akuzohen se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në transformatorin elektrik me pjesën e jashtme që furnizonte me energji ndërtesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Lidhja e paligjshme e energjisë shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin e bimëve narkotike. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, lëndë ushqyese për bimët narkotike etj. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

g.kosovari

Next Post
Mundësi të reja në karrierë për këtë shenjë/ Horoskopi për sot

Kjo shenjë do ketë një ditë pozitive/ Horoskopi për ditën e premte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com