Policia e Shtetit ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Prekal të Dukagjinit.
Sipas Policisë, i riu Mjacaj para ngjarjes, po lahej në lumë.
Policia raporton se i riu 20 vjeçar, Sokol Mjacaj ka hyrë në makinë dhe ka qëlluar çiftin çek.
Ndërkohë që Michael ka tentuar të largohet nga makina, 20 vjeçari ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar atë me bresheri kallashnikovi.
Policia bën me dije se Sokol Mjacaj, strehohet në një shkollë 9-vjeçare në Grudë të re.
Operacioni vazhdon për arrestimin e Mjacajt.