• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje të reja/ Hetimi i SPAK për MEK: Hakerat përgjuan komunikimet e Iranit me zyrtarët e BE-së

by Java News
22/06/2023 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë vitin e kaluar, dyshohet se ka qenë “përgjigje simetrike” e hakerave iranianë ndaj aktivitetit që organizata MEK nga kampi i Manzës po kryente ndaj Iranit.

Një fakt i tillë rezulton nga vendimi i gjykatës së posaçme, ku në faqen 5 të tij evidentohet se gjatë vitit 2022, institucionet Shqiptare u prekwn nga disa sulme kibernetike të cilat kanë sjellë çrregullime të veprimtarisë së përditshme të strukturave të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të ndryshme kritike.

Ky sulm kibernetik dyshohet se mund të jetë kryer nga struktura të inteligjencës iraniane për faktin se në Shqipëri strehohen një numër i konsiderueshëm anëtarësh të organizatës së “MEK” që praktikisht janë opozita e regjimit iranian. Muxhahedinet te cilet rezulton se kishin ngritur në Manzë një qendër kibernetike,

Pasojë e sulmit kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë ishte publikimi i databazave të ndryshme të Ministrive shqiptare, adresave të e-mailit, numrave të telefonit të zyrtarëve e madje, edhe i të dhënave personale të drejtorit të policisë së kohës, Gledis Nano.

Në dosjen që po heton SPAK, për veprat penale “provokim i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike” dhe “keqpërdorim i paisjeve” përshkruhet sulmi ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit, i bërë publik më 7 maj 2023.

Oficerët e Njësisë C në policinë e shtetit në Tiranë, citojnë në kallëzimin e paraqitur në SPAK, njoftimet e publikuara në internet se Grupt hacktivist “Kryengritja deri në përmbysje”, i lidhur me grupin opozitar me bazë në Shqipëri, Muxhahedin -e Khalq (“MEK”), publikoi qindra dokumente Identifikimi, procesverbale të takimeve, korrespondencën e ministrisë, numrat e telefonit të zyrtarëve të ministrise dhe emrat e 11,000 punonjës të ministrisë së jashtme.

Sipas kanalit të hakerëve në Telegram, të gjitha faqet e lidhura me ministrinë si ambasadat e Republikes Islamike të Iranit dhe organizatat ishin në shënjestër. Pasi morën kontrollin e faqeve, në hakerat vendosën foto të liderëve të “MEK”-ut, si dhe foto të liderit suprem të Iranit Ali Khamenel dhe presidenti Raisi me kryq të kuq.

Hackerat vendosën edhe sloganet “Vdekje Khamenel-t” një thirrje e hapur kundër regjimit në Iran dhe “Te fala Rajavit”, në mbështetje të liderit aktual të grupit opozitar, thuhet në faqen 3 të vendimit të Gjykatës për kontrollet në Manzë.

Aktiviteti kibernetik i MEK dhe grupeve të lidhura me ta, sipas SPAK, ka qenë masiv. Grupi “Kryengritja deri në përmbysje”, në qershor 2022, hakoi mbi 5 mije kamera sigurie të organeve shtetërore dhe 150 faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit, duke shfaqur slogane të ngjashme në faqet e internetit dhe duke lëshuar të dhëna të brendshme. Hakimi ndodhi pas një sulmi tjetër kibernetik në mars në portalin e Ministrisë së Kulturës dhe Udhëzimit Islamik (Ershad) dhe faqet e internetit të lidhura me të, duke treguar fotot e Rajavit dhe duke bërë thirrje për vdekjen e liderit suprem të Iranit.

Dosja e prokurorisë, citon se MEK ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të hakuar korrespondencën e Republikes Islamike me zyrtarët evropiane për të finalizuar një marrëveshje për shkëmbimin e te burgosurve me Belgjikën, e cila do të lironte diplomatin iranian të burgosur Asadollah Assadi, në këmbim të punonjësit të ndihmave belg Olivier Vandecasteele. “MEK” ndërmori një fushatë të ashpër kundër marrëveshjes, duke sfiduar ekstradimin.

Procesverbali për kqyrjen e faqes me emërtimin @gbyamsarnegouni” tregoi se aty janë postuar disa dokumenta dhe video të dyshuara të hakeruara nga sistemet kompjuterike qeveritare në Republikën Islamike të Iranit./shqiptarja.com

Next Post
Çfarë rezervoi ‘fati’ për vajzat e përfshira në skandalet sek*uale me ish-ministra e zyrtarë të lartë, në Shqipëri

Çfarë rezervoi 'fati' për vajzat e përfshira në skandalet sek*uale me ish-ministra e zyrtarë të lartë, në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com