• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje të reja/ “Gjatë pushimeve në Dubai…”, çfarë tha para policëve mashtruesi që zhvati 215 mijë euro

by Java News
13/02/2024 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dalë nga rasti i rëndë i mashtrimit të ndodhur në vendin tonë, ku ra në pranga Lorin Xhelilaj.

I arrestuar si mashtruesi që zhvati 215 mijë euro nga Denis Buzali, Lorin Xhelilaj kundërshtoi akuzën e prokurorisë duke rënduar pozitat e tij dhe të kallëzuesit, gjatë seancës gjyqësore nje dite me pare.

Kallëzuesi Denis Buzalit tha në polici se ishte mashtruar pasi Xhelilaj i kishte treguar fotografi me ministra dhe politikanë.

Duke e bindur se kishte njohje me njerëz të rëndësishëm në investimet strategjike dhe se merrej me tregti armësh, ai ia besoi paratë  në dy këste. Në fillim i pagoi 15 mijë euro për një pasaportë bullgare e më pas 200 mijë të tjera për të blerë aksione në një kompani. Një version i tillë e ka shtyrë të dyshuarin të shpërthejë në gjykata me akuza. “Do pastroja paratë e tij, ma kërkoi duke më thënë ti legalizoja 1 milionë euro”.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, i akuzuari ka thënë se Denisin e ka njohur për herë të parë në një resort në Turqi.

Ata u ritakuan në Dubai me pushime dhe sipas të arrestuarit Denisi i kishte treguar se punonte si IT dhe se kishte nevojë paratë e call center-ave.

“Pas shoqërimit në DVP Tiranë i është marrë deklarim këtij shtetasi i cili ka deklaruar se Denisin e ka njohur për herë të parë në resortin Adame & Eve në Turqi. Pasi kanë biseduar ai i është prezantuar si IT dhe i ka treguar për fondin që bën pjesë dhe për bizneset që merren me këto firmat si shitblerje armatimi dhe për investime strategjike. I ka treguar takimet që ka bërë në kohë të ndryshme me ministra për investime të ndryshme strategjike që donin të bënin Turqit në Shqipëri.

Në pushimet e fundit që bënë në Dubai Denisi i ka treguar që punonte IT tek disa call center-a dhe i ka thënë që ka pasur nevojë të pastronte disa lekë dhe konkretisht 1 milion euro. I ka thënë që kjo shumë ishte shumë e lartë dhe plus asaj i ka thënë që donte dhe një pasaportë bullgare pasi donte të hapte biznes restorantesh në Gjermani plus dhe problemet për të marrë vizë angleze pasi ka pasur shumë lekë në bankë.

Nga ana e Denisit i është thënë që do përpiqej ta fuste tek fondi si pjesë të fondit ndërsa për pasaportën do të pyeste pasi njerëz të afërm të tij kanë marrë pasaportë duke pasur vendbanim në Gollobordë. Pasi kanë bërë këto biseda ai i ka thënë që do të jepte 200000 euro +15000 euro për pasaportën. Lekët janë marrë dorazi tek një lokal i quajtur Shanti tek Komuna e Parisit.

Këto lekë i janë dorëzuar nga Luka një shok i Denisit pasi Denisi vetë ka qenë jashtë shtetit në Itali për disa analiza shëndetësore.Pasi i ka marrë lekët kanë folur për procedurat i ka thënë që çdo gjë ka një afat kohor. Gjatë kësaj kohe ka pasur një problem shëndetësor me syrin dhe si rrjedhojë këto veprime u vonuan. Pasi janë dhënë lekët mbas disa ditësh ka shkuar në Kosovë, në Prizren ka shkuar te një zyrë Money Gram dhe i ka dorëzuar lekët për fondin shumën prej 115000 euro ndërsa pjesën tjetër nuk e dorëzoi por e mbajti në banesë sepse Denisi u acarua. Duke parë që Denisi kishte filluar ta humbiste besimin do ia ktheja këto lekë për dy ditë por s’ndodhi ashtu”, sipas detajeve nga dosja./m.j

Next Post
Tragjedi në Itali, 13-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në krevat

Tragjedi në Itali, 13-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në krevat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Operacioni Fshesa i Sali Berishës ndaj opozitave të reja

February 11, 2026
“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

February 11, 2026
“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

February 11, 2026
Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

February 11, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

February 11, 2026
Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

February 11, 2026
Konstituohet Kuvendi në Kosovë! Pas kryetares, zgjidhen edhe 5 nënkryetarët

Konstituohet Kuvendi në Kosovë! Pas kryetares, zgjidhen edhe 5 nënkryetarët

February 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autokrati i mirë si burgu pa mure!

February 11, 2026
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In