• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje të reja/ “Eja te tregu”, gruaja qëlloi burrin me pistoletë pas shpine

by A R
06/07/2018 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Eja te tregu”, ishte ky komunikimi telefonik i fundit mes bashkëshortëve Dona, para se Violeta Donaj të ekzekutonte me pistoletë Kujtim Donajn më 17 qershor 2018.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dosjen e prokurorisë së krimeve të rënda e cila ka hetuar këtë krim dhe një ditë më parë ka këruar nga gjykata ta lërë Violetën në qeli me akuzën e vrasjes për shkak të mardhënieve familjare.

Nga hetimet rezulton se fillimisht ka qenë gruaja e cila ka mbërritur në treg me automjetin e saj SMART, ngjyrë e kuqe e errët, me targa AA389LR. Pas këtij momenti ajo ka telefonuar bashkëshortit të saj që të vinte te kioska ku ata tregonin, për të sistemuar mallin.

Në momentin që Kujtim Donaj, 42-vjeç, ka mbërritur pranë vendit të punës, ai është qëlluar me tre plumba pistolete TT, pas shpine nga bashkëshortja e tij. 42-vjeçari ka humbur jetën në vend.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja. Sipas materialeve të mbledhura nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes, Violeta Donaj pas krimit ka hedhur armën e zjarrit një pistoletë TT mbi mallin e një tregtari tjetër aty pranë dhe është larguar në drejtim të autostradës e ndjekur nga kunata e saj.

Në dosjen e akuzës rezulton se 35-vjeçarja ka ecur në këmbë përgjatë autostradës, e shoqëruar nga kunata e saj, bashkëshortja e vëllait, Anila Pali, kur edhe janë ndaluar nga patrulla e policisë. Për zbardhjen e këtij krimi janë marrë një sërë dëshmisë mes tyre ajo e tregtarit Preng Marku.

Dëshmitari në vendin e ngjarjes, Preng Marku, tregtar, ka rrëfyer detaje në vendin e ngjarjes. Ai ka thënë se në kohën kur po përgatiste mallin në tezgë, ka dëgjuar tre të shtëna arme dhe është kthyer direkt nga krahu nga ka ardhur zhurma dhe ka parë Violetën me një armë zjarri pistoletë TT ngjyrë e zezë të cilën e ka hedhur te malli i tij në tokë. Në këtë situatë, shpjegon ai, i ka thënë Violetës, “ik mos më ngatërro çfarë dreqin je ti”.

Ajo ka lënë armën dhe ka ikur në drejtim të rrugës së tregut në drejtim të autostradës.Para hetuesve Violeta Donaj ka pretenduar se dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti, Kujtim Donaj, ku edhe nga këqyrja asaj i është konstatuar një dëmtim në krahun e majtë, ndërsa po sipas saj, ai luante edhe bixhoz.

Në vijim të hetimeve, janë marrë në pyetje edhe prindërit e shtetases Violeta Donaj, Gjin Pali dhe Dila Pali, të cilët janë shprehur se vajza e tyre Violeta nuk u treguar për ndonjë konflikt që ka pasur me bashkëshortin e saj Kujtimin, nuk i kanë parë armë me vete gjatë kohës që ajo ka qenë në shtëpinë e tyre.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka lënë në arrest me burg një ditë më parë. E ka marrë vetë burrin në telefon, eja te tregu. Ka shkuar para me kunatën, ka ardhur, ka filluar të rregullojë tezgën në kioskën që e menaxhonin familjarisht, gruaja i ka shkuar nga pas dhe e ka vrarë. Shqiptarja.com

Next Post
Shpërndanin kokainë, tre në pranga në Korçë

Shpërndanin kokainë, tre në pranga në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com