• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje të reja/ Dosja e “spaçiatores” greke dhe të dashurit shqiptar në Mykonos: Ja si e fshihnin “të bardhën” në kuti ilaçesh

by Java News
21/07/2022 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja lidhur me dosjen e 28-vjeçarit shqiptar dhe të dashurën e tij greke 27 vjeç. Të rinjtë u arrestuan me akuzën e trafikut të drogës, ndërsa u lanë të lirë me kusht.

Mësohet se 28-vjeçari shqiptar përpara Forcave të Narkotikëve të Rojes Bregdetare në Mykonos është shprehur se 15,000 euro që iu gjetën partneres së tij vijnë nga puna në një lavazh.

“15.000 euro që ju gjetën partneres time erdhën nga puna në një lavazh.”, ka thënë ai.

Kjo ishte deklarata e shqiptarit për Forcat e Narkotikëve të Rojës Bregdetare në Mykonos.

Protothema.gr ka hedhur dritë mbi dosjen e 28-vjeçarit shqiptar dhe të dashurën e tij greke, 27 vjeç, të cilët u arrestuar me akuzën e trafikut të drogës.

Ditën e djeshme ata janë lënë të lirë me kusht.

Ata janë ndaluar të dalin nga zona dhe kanë detyrim paraqitjeje në çdo datë 1 dhe 15 të çdo muaji.

27-vjeçarja greke shfaqej në rrjetet sociale si menaxhere e shërbimeve”Hospitality Management” në Mykonos dhe Dubai dhe jetonte me 28-vjeçarin shqiptar në zonën e Argyraina, ku kishin marrë një shtëpi me qira.

Operacioni për arrestimin e tyre

Oficerët e Prokurorisë së Narkotikëve duke shfrytëzuar informacionin që kishin në dispozicion, fillimisht kanë lokalizuar 28-vjeçarin shqiptar në zonën e “Tagou”, ngjitur me portin e vjetër të Mykonos në mesditën e së premtes së kaluar, 15 korrik.

28-vjeçari është konstatuar duke i shitur 2 pako me kokainë, me peshë bruto 0.5 dhe 0.6 gram një turisti nga Izraeli dhe duke marrë prej tij shumën prej 200 euro. 28-vjeçari kishte gjithashtu 565 euro në makinën e tij që e kishte marrë me qira.

Dy orë më vonë, në orën 16:20, policia e ka gjetur partneren e 28-vjeçarit pikërisht jashtë banesës ku jetonin së bashku.

Sipas dokumenteve, ajo kishte 2 pako me 3.4 gram të kanabis të papërpunuar, një pako plastike Depon në të cilën kishte 5.2 gram kokainë. Gjithashtu në dy pako të ndara ju gjetën 0,7 gram kokainë dhe 0,7 gram kokainë në një pako të tretë.

Një kuti e dytë plastike Depon u gjet me 5,4 gramë kokainë, si dhe tre pako me nga 0,7 gramë MDMA secila. Oficerët e Rojes Bregdetare që morën pjesë në operacion janë habitur kur në posedim të 27-vjeçares kanë gjetur 21740 euro.

Shuma e mësipërme e parave iu gjet në çantën e saj dhe ajo i tha policisë se vijnë nga puna e saj si menaxhere. Theksohet se 27-vjeçarja në momentin që është pikasur nga personat e Prokurorisë, sapo kishte hyrë në makinën e saj me qëllim që të dilte nga shtëpia e tyre.

Më pas, rojet bregdetare kanë ushtruar kontroll në banesën e çiftit. Aty gjetën një qese plastike, brenda së cilës kishte deri në 1000 pako najloni transparente hermetike të përdorura, sipas shkresave të lëndës, për paketimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu u gjet një peshore Bella Cucina me kapacitet nga 2 gram deri në 5 kilogramë, një kuti kartoni me shumat e mëposhtme: 1040 euro, 570 dollarë amerikanë, 420 paund britanik, 115 dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, 200 lekë shqiptare, 55 dollarë australiane, 20 franga zvicerane.

28-vjeçari shqiptar i cili dyshohet se ishte diler ka deklaruar se e gjithë lënda narkotike është e tij, si dhe paratë e gjetura brenda shtëpisë, të cilat vijnë nga puna e tij në një lavazh në Mykonos. Po ashtu, ai tha se një pjesë e parave që ju gjetën dhe konfiskuar partneres së tij, gjegjësisht shuma prej 15 mijë euro, janë të tij, por pa dhënë shpjegime të mëtejshme për origjinën e tyre.

Punonjësi shqiptar i një lavazhi kishte në posedim një iPhone 13 pro Max me vlerë 1300 euro si dhe një telefon tjetër smart Samsung. 27-vjeçarja  kishte në posedim një iPhone 12. Pajisjet e mësipërme u sekuestruan dhe do të këqyren nga departamenti përkatës i Departamentit të Hetimit Penal.

Avokati i 28-vjeçarit shqiptar Panagiotis Papadopoulos deklaroi për protothema.gr se “klienti im nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës dhe kjo duket qartë nga provat e dosjes. Gjithashtu, ai asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në drejtësi dhe nuk është konsideruar si i dyshuar për arratisje apo i dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme për këtë dhe është liruar me marrëveshjen e hetuesit dhe prokurorit. Ne kemi besim të pakufizuar në sistemin e drejtësisë greke dhe në gjykimin e zyrtarëve gjyqësorë, i cili mbetet i paprekur nga botimet dhe gjykatat popullore”./m.j

Next Post
horoskop

Horoskopi ditor për nesër, e premte 22 korrik 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

November 4, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

November 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Nëntor 2026

November 4, 2026
Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

November 4, 2026
Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In