• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje të reja/ Dëshmia para SPAK e Lefter Kokës, mohon kompanitë: I përkisnin tim vëllai që ka ndërruar jetë

by Java News
16/04/2022 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm 24 orë pas vartësit të tij, Lefter Koka ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme! Ai duhej të dëshmonte në lidhje me akuzat e reja që organi i akuzës ka hartuar për të.

Dhe në fakt ndodhi, për më shumë se tre orë, ai ka qëndruar gjithnjë në pozita mohuese ne lidhje me te gjitha faktet qe e implikojnë në aferën korruptive të Inceneratorit të Fierit! Koka është i vënë në dy masa arresti dhe si i tillë ka dëshmuar edhe dje!

DËSHMIA

Kështu, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka rrëfyer për 3 orë e 30 minuta në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me aferën e inceneratorëve. Sipas të dhënave, ai është treguar gjithnjë mjaft i kujdesshëm duke rrëfyer pozicionin e tij gjithnjë i shoqëruar nga avokati e tij mbrojtës!

Sipas të dhënave, bëhet me dije se konkretisht, ish-ministri ka dëshmuar në SPAK lidhur me Inceneratorin e Fierit, ku akuzohet se ka përfituar 1.2 mln euro. Në dëshminë e tij, para prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, Koka tha se nuk ka asnjë lidhje me këtë aferë, dhe se ai ka zbatuar të gjitha procedurat dhe se nuk ka përfituar asgjë nga shoqëritë e Inceneratorit të Fierit, pasi nuk i njeh. Se kush i ka marrë paratë, për ish-ministrin duhet ta gjejë SPAKu se të kujt janë shoqëritë që kanë marrë lekët.

Ish-ministri mbërriti në ambientet e SPAK-ut, në orën 10:00 të ditës së djeshme dhe ka dhënë sqarime përballë përfaqësuesve të akuzës, në prani të avokatëve të tij mbrojtës. Burime nga organi i akuzës, bëjnë me dije se, Koka ka treguar se ka respektuar vetëm ligjin për prokurimet dhe se nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncesion për ndërtimin e Inceneratorit.

Ai është pyetur për lidhjet me një nga kompanitë që është përdorur si një urë transiti për transfertat e parave.

“Unë nuk kam asnjë një lidhje me kompaninë në fjalë”, ka deklaruar ai dhe “kjo kompani i përkiste vëllait që ka ndërruar jetë”.

I pyetur për hedhjen e firmës nga një nga anëtarët e komisionit ai ka thënë: Nuk kisha si ta dija, pasi isha Ministër i Mjedisi. Një nga pyetjet e prokurorëve lidhej me procedurën e tenderit të Inceneratorit të Fierit se pse nuk ishte bërë ndërkombëtare, por për Kokën ligji ynë nuk e parashikon një gjë të tillë.

“Kam zbatuar procedurat e ngritura nga komisioni. Ligji ynë për koncesionet se parashikon që të botohet në fletoren e prokurimeve europiane. Tokën e shpronësuar për Inceneratorin e Fierit nuk e kemi trajtuar kurrë si ‘tokë truall’, por si ‘tokë are në shpronësim’. Nuk kam asnjë lidhje me pronarët e tokës. Tri shoqëritë e Inceneratorit të Fierit që përflitet se kam marrë lekë nuk i njoh, gjejini ju se të kujt janë shoqëritë që kanë marrë lekët”, tha Koka.

“SHPËRDORIMI I DETYRËS”

Mësohet se Koka ka folur edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me shpronësimin e sipërfaqes së tokës ku u ndërtuar inceneratori.

Ai ka treguar se nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokumentacioni është përgatitur nga ekspertët e ministrisë së mjedisit. Teksa u pyet për shpronësimin e tokës ai tha: Kjo tokë është shpronësuar si tokë arë dhe çdo gjë tjetër duhet saktësuar. Mirëpo në dosjen e SPAK të dërguar në gjyq në lidhje me abuzimet, falsifikimet dhe të një mori shkeljesh që lidhen me këtë aferë, faktet janë kokëforta dhe thuajse në kundërshtim me ligjin!

Nuk dihet se kujt ia delegojnë përgjegjësinë Koka dhe Bllako për të gjitha praktikat që u ndoqën për ngritjen e incineratorit e deri te përzgjedhësi i firmës fituese!/m.j

Next Post
Punimet në Unazën e Madhe, ja si ndryshon drejtimi i lëvizjes për mjetet nga dita e diel

Punimet në Unazën e Madhe, ja si ndryshon drejtimi i lëvizjes për mjetet nga dita e diel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Haga po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Turp i Europës me indiferentizmin e saj

Rama: Haga po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Turp i Europës me indiferentizmin e saj

February 16, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

February 16, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Java do të jetë me mot të paqëndrueshëm: E marta, dita me më shumë reshje. Ulen edhe temperaturat

February 16, 2026
Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

February 16, 2026
LIVE / Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

LIVE / Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

February 16, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Sa zor dy fjalë për Xhelil Gjonin!

February 16, 2026
“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

Nisma ligjore e propozuar nga Rama, Berisha: Po asgjeson sistemin e drejtësisë

February 16, 2026
Si prokurori Lita sabotoi hetimin e Gjokës për pronën në Velipojë. Fyerja për kolegun: Të hajë një m**t ai!

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

February 16, 2026
RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

February 16, 2026
Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In