• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje të reja, Benzi i vrasësve të çiftit në Shkodër u vodh në Kosovë

by A R
18/07/2018 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Makina e autorëve që ekzekutuan çiftin në Shkodër është vjedhur në Kosovë. Hetuesit e zbuluan këtë fakt përmes numrave serial të shasisë dhe motorit, ndërsa targat ishin të mbivendosura.

Pronari i saj është marrë në pyetje nga policë të Kosovës, pasi u verifikua se vjedhja ishte denoncuar disa ditë para se të ndodhte atentati ndaj Boran Bercanës dhe Silvi Ndocit.

Një burim i policisë së Shkodrës tha se hetimet po përparojnë dhe njëra nga pistat kryesore lidhet me aktivitetet e paligjshme të ish-policit jashtë vendit.

30-vjeçari ishte larguar për rreth 2 muaj në Spanjë, nga ku mendohet se ka pikënisjen konflikti që çoi në vrasjen për hakmarrje të Bercanës.

Ai dhe partnerja e tij, Silvi Ndoci u ekzekutuan me automatik me silenciator mëngjesin e së dielës sapo parkuan në sheshin e pallatit ku banonin në lagjen “Naim Gjylbegu”. Dinamika e krimit u zbardh pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Autori u afrua ngjitur me xhamat e Benzit dhe qëlloi me më shumë se 20 plumba  fillimisht ish-policin dhe më pas bashkëjetuesen e tij. Breshërisë së plumbave u shpëtoi fëmija i mitur i çiftit, i cili qëndroi për më shumë se 5 orë në automjet bashkë me viktimat.

Vrasësi sipas policisë nuk veproi i vetëm. Me të ka qenë edhe një bashkëpunëtor, i cili e priste ne makinë. Pas krimit autorët braktisën automjetin duke i vënë flakën në hyrje të qytetit të Shkodrës. /b.d

Next Post
Vlorë/ Vrojtuesi i plazhit shpëton një turist nga Kosova

Vlorë/ Vrojtuesi i plazhit shpëton një turist nga Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E çuditshme/ Foshnja e parë në botë lind me ADN e tre personave

E çuditshme/ Foshnja e parë në botë lind me ADN e tre personave

December 27, 2025
Ngjarje tronditëse, burri vret gruan, qëllon vajzën 13-vjeçare dhe kryen vetëvrasje! Zbulohet shkaku..

Ngjarje tronditëse, burri vret gruan, qëllon vajzën 13-vjeçare dhe kryen vetëvrasje! Zbulohet shkaku..

December 27, 2025
Mandati i katërt, triumf apo fillimi i fundit? Braçe: Klane, karriera të pamerituara dhe armiqësitë që po gërryejnë PS

Braçe: Po i vrisni fëmijët me cigaren elektronike! Prindërit kanë dështuar! Shteti të bëjë detyrën!!

December 27, 2025
Kosovë – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Diaspora voton në përfaqësitë diplomatike

Kosovë – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Diaspora voton në përfaqësitë diplomatike

December 27, 2025
Demalia: Studentët na rezultuan flakë kashte

Drejtësia mes shpresës dhe riciklimit të zullumit

December 27, 2025
FOTO/ Misioni i vështirë i deputetes së LSI për të ushqyer djalin

Pse u tërhoq Klajda Gjosha nga politika? Ja si përgjigjet ish-ministrja

December 27, 2025
VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

December 27, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 27, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Nqs ‘Nisma’ nuk e kap pragun, Albini mund ta rikapë Kryeministrinë…

December 27, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Mos u përpiq…”

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com