Një tjetër detaj është zbardhur nga kaluara e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili mbeti i vrarë sot në Tiranë në një atentat me eksploziv.
I skeduar në policinë shqiptare dhe i akuzuar për disa krime, por duket se e kaluara e errët e tij nuk është shkruar vetëm brenda kufijve të Shqipërisë.
Mësohet se Sadikaj është i akuzuar për vrasje në vendin fqinj në Greqi.
27-vjeçari akuzohet për një krim të ndodhur 6 vite me parë në Athinë dhe dyshohet se vrasja është kryer nga Sadikaj për prishje të pazareve të drogës./m.j