Detaje të reja mësohen nga vrasja e një të riu në Klinë dhe plagosja e dy vëllezërve të tij.
Për rastin deri tani janë arrestuar pesë persona.
Sipas mediave kosovare ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:43 minuta, në parkingun e një restoranti kur familja kishte dalë për iftar.
“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatuar se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërit prej personave”- njoftoi policia.
Sipas raportimeve të mediave, i vrari dhe i plagosurit janë vëllezër. Ata raportohet se kishin dalë për iftar me familje në një restorant, në parkingun e të cilit edhe ndodhi rasti tragjik. Këto detaje s’janë konfirmuar nga autoritetet.
/a.r











