• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje nga takimet në Berlin / Shqipëria, shumë pranë plotësimit të kërkesave për Konferencën Ndërqeveritare

by A R
09/10/2020 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë zbardhur zyrtarisht takimet që Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit me BE-në, zhvilloi në Gjermani së bashku me një delegacion.

Gjatë qëndrimit, Kryenegociatori Mazi kreu disa takime në Kancelarinë Federale dhe Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme, thuhet në njoftim.

“Kryenegociatori Mazi dhe delegacioni që e shoqëronte, i përbërë nga Zëvendësministrja e Drejtësisë, znj. Adea Pirdeni, Zëvendësministri I Brendshëm, z. Besfort Lamallari dhe  Drejtuesi i SPAK, z. Arbven Kraja, zhvilluan një seancë dëgjese në Komitetin e Çështjeve Europiane në Bundestag. Seanca dëgjimore u kryesua nga Zëvendëskryetari i Komitetit, deputeti Markus Töns (SPD) dhe në të morën pjesë nga grupet parlamentare të SPD (deputetët Baradari/Petry), të FDP ( deputeti Hacker), të Di Linke (deputeti Hunko), të Die Grune (deputeti Sarrazin)” – mësohet për mediat.

Kryenegociatori Mazi u takua edhe me Raporteren e CSU për Shqipërinë në Komitetin e Cështjeve Evropiane, znj. Katrin Staffler.

Bashkëbiseduesve iu dha informacion i gjerë  dhe i përditësuar për ecurinë e reformave dhe rezultatet konkrete për përmbushjen e prioriteteve të Këshillit, përpara KNQ së Parë, specifikisht në reformën e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Siç konfirmoi edhe Raporti 2020 për Shqipërinë i Komisionit Evropian, Shqipëria është fare afër përmbushjes së prioriteteve përpara KNQ së parë.

Bashkëbiseduesit gjermanë njohën dhe mirëpritën zhvillimet shumë pozitive në përmbushjen e prioriteteve përpara KNQ së parë nga Shqipëria dhe konfirmuan mbështetjen gjermane, përfshirë në kuadër të Presidencës gjermane të Këshillit të BE-së, për bërjen të mundur të mbajtjes së KNQ-së së parë me Shqipërinë brenda 2020-ës, nëse Shqipëria vazhdon të delivrojë për të përmbushur prioritetet e mbetura.

Sipas njoftimit, bashkëbiseduesit ranë dakord për të intensifikuar kontaktet, përfshirë ato në nivel parlamentar, për informim në vazhdimësi nga Shqipëria të përmbushjes së kërkesave të Këshillit para KNQ-së së parë.

/a.r

Next Post
Prej ditësh në grevë urie/ Nga amnistia tek largimi i drejtorit, zbulohen kërkesat e të dënuarve në burgun e Peqinit:

Mbyllet greva e urisë në burgun e Peqinit, pas 12 ditësh të burgosurit pranojnë ushqimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In