• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje nga marshimi i opozitës / Flet vetëm Basha, nuk do të ketë podium

by A R
25/05/2018 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E premtja me të gjithë bateritë për organizim…në terren dhe në selinë qendrore të PD-së

Axhenda e Lulzim Bashës një ditë para protestës ishte e ngjeshur me takime ku shënohen detajet e fundit të protestës të së shtunës.
Protestuesit mblidhen në orën 11.00 në krye të bulevardit të Dëshmorët e Kombit sipas një vendimi të fundit që u mor në takim me aleatët opozitarë në zyrën e kreut demokrat.

Burimet i thanë Top Channel se është një protestë me kohëzgjatje normale dhe drejtues të Partisë Demokratike kanë kontaktuar me drejtues të policisë në mënyrë që qytetarët të mos pengohen t’i bashkohen asaj.

Vet konceptimi i protestës si marshim i jep asaj një natyrë tjetër nga ajo e 27 janarit, ku u protestua kundër kapjes së drejtësisë nga qeveria pas zgjedhjes nga mazhoranca të Arta Markut si kryeprokurore e përgjithshme e përkohshme. Nëse ajo e janarit o organizua për 1 muaj, kjo e 4 muajve më pas bëhet një javë nga thirrja e Lulzim Bashës.

Të shtunën do të ketë demonstrime simbolike ku pritet të gjejë shprehje i gjithë aktualiteti i më shumë se dy javëve me akuzat e Partisë Demokratike se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka garantuar paprekshmëri për vëllain e tij të dënuar me mbi 7 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Kësaj here nuk do të jetë pjesë e demonstrimit skena gjigande që jemi mësuar të shohim para godinës kryeministrore. Marshimi pritet të kulmojë me një fjalë të kreut të opozitës Lulzim Basha.

Protesta e opozitës ndodh ndërsa Tirana po vizitohet nga zyrtarë të vendeve dhe organizatave ndërkombëtare. Gjermani Florian Hahn u largua nga Shqipëria, ndërsa takime të nivelitët të lartë po zhvillon kreu i asamblesë parlamentare dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së. Mëngjesi i lutjeve me nismën e deputetëve të majtë e të djathtë do të mbahet në Tiranë po të shtunën e protestës, ku i pranishëm do të jetë edhe Pit Maroco, zv.ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit. /b.d

Next Post
Kryemadhi dhe Vasili ankohen te zyrtari i OSBE për blerjen e votave

Kryemadhi dhe Vasili ankohen te zyrtari i OSBE për blerjen e votave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A i dëgjon ndokush sinjalet?

A i dëgjon ndokush sinjalet?

February 14, 2026
Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

February 14, 2026
“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

February 14, 2026
Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

February 14, 2026
T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

February 14, 2026
“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

February 14, 2026
Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

February 14, 2026
“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

February 14, 2026
Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

February 14, 2026
Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In