Detaje nga krimi në Tiranë/ Gruaja ishte në shtrat me fëmijën 2 vjeç kur u vra, kujdesej për vrasësin

TIRANË

Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve nuk jeton më. Ajo u vra nga kunati i saj Roland Sinani teksa ishte në gjumë.

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur të madh e të vogël pa gjetur pse-të e shumta që heshtin pas këtij krimi makabër.

Akoma më të rëndë e bën fakti se 37-vjeçarja ishte në shtrat me fëmijën e vogël 2 vjeç, kur u qëllua nga kunati i saj në orën 4 të mëngjesit, për të cilin thuhet se vuante nga depresioni dhe ishte i pamartuar. Pasi vrau kunatën 43-vjeçari doli në oborr dhe vrau veten.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se prindërit e autorit, të cilët kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja janë shoqëruar në polici për të dëshmuar. Ata janë shfaqur të tronditur dhe në gjendje të rëndë psikologjike.

Mësohet se autori i dyshuar, 43-vjeçari Roland Sinani qëndronte në banesën e prindërve ku jetonte dhe vëllai, teksa ishte pikërisht kunata që vrau ajo që i shërbente, i lante rrobat e i gatuante.

Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist, ndërsa gjatë ditës punonte në një servis automjetesh
Sipas fqinjëve familja Sinani ishte e tërhequr dhe nuk kishin shumë komunikim. Për bashkëshortin e 37-vjeçares ata kanë thënë se shikonte punën e tij dhe ishte njeri i qetë. Dëshmia e burrit të viktimës gjithashtu po merret nga policia.

Pas vrasjes dhe vetëvrasjes së sotme, numërohen 15 viktima prej fillimit të vitit. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com