• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga dosja, çfarë e shkaktoi zjarrin në QSUT dhe si mund të shmangej dëmi mbi 30 milionë lekë

by A R
10/03/2025 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Top Channel ka siguruar dosjen e zjarrit të rënë në Urgjencën e QSUT në datë 11 shkurt të vitit të kaluar.

Vlera e dëmit e shkaktuar nga rënia e zjarrit përllogaritet në 30,728,100.11 lekë.

“Në lidhje me shkakun e rënies së zjarrit në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza, në godinën e “Urgjencës së Re”, në katin -2, është administruar akti i ekspertimit teknik i zjarrit. Referuar aktit të ekspertimit administruar me shkresën nr.6870/1 Prot date 22.02.2024, ekspertët e MZSH-së kanë arritur në përfundimin se: Vatra e zjarrit ndodhet në pjesën e baterive në këndin veri-lindor në katin -2. Shkaku i rënies së zjarrit është qark i shkurtër elektrik te bateritë”, theksohet në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel. Anila Hoxha.

Në dosje theksohet se ka pasur rritje temperaturash dhe ambienti nuk ka qenë me kamera.

Nga materialet filmike në dosjen hetimore tregohet se zjarri ka shpërthyer në raftin e baterive.

“Nga sa vërejmë nuk janë respektuar disa kushte të instalimit UPS. UPS dhe raftet e baterive janë vendosur poshtë kanalinave të hapura të rrjetit kablor të shpërndarjes së energjisë elektrike, UPS, raftet e baterive vlerësohen me risk të madhë të sjelljes si burim eksplozioni, zjarri dhe kështu ambienti rrotull tyre duhet të jetë i pastër dhe me frymëmarrje”, sipas dosjes.

Sipas hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, zjarri i shpërthyer në “Urgjencën e Re” ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të baterive të UPS dhe mendohet se ka pasur influencën teknike nga disa faktorë.

“Mungesa e një projekti të detajuar të instalimit të stacionit të burimit emergjent UPS, të kushteve teknike të sigurisë për ç vendosje dhe instalim.

Instalimi i UPS pa respektuar distancat nga raftet e baterive dhe hapësirës së lirë mbi UPS.

Mungesa e frymëmarrjes, aspirim kondicionimit të raftit baterive, UPS dhe kontrollit të rritjes temperaturës burimit energjisë emergjente UPS.

Nuk përjashtohet edhe mundësia e përdorimit të prizave emergjente për përdorim të veglave elektrifikuara si troko, trapan të cilat punojnë me elektromotor me karboncina dhe që ndikojnë keq në strukturën e lidhjeve UPS+Bateri.

Shkaku determinant është mungesa e zbatimit të kushteve teknike, standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri të instalimit të burimit emergjent të UPS, raftit të baterive dhe kushteve ambientaliste të shfrytëzimit të tyre”, sipas dosjes.

Në akt ekspertimin teknik elektrik, shkaku i shkatërrimit nga zjarri i godinës së “Urgjencës së Re” në QSUNT, ka qenë “mungesa e një projekti të detajuar të instalimit të stacionit të burimit emergjent UPS, të kushteve teknike të sigurisë për çvendosje dhe instalim. Instalimi i UPS pa respektuar distancat nga raftet e baterive dhe hapësirës së lirë mbi UPS. Mungesa e frymëmarrjes, aspirim kondicionimit të raftit të baterive, UPS dhe kontrollit të rritjes temperaturës burimit energjisë emergjente UPS. Nuk përjashtohet edhe mundësia e përdorimit të prizave emergjente për përdorim të veglave elektrifikuara si troko, trapan të cilat punojnë me elektromotor me karboncina dhe që ndikojnë keq në strukturën e lidhjeve UPS+Bateri. Shkaku determinant është mungesa e zbatimit të kushteve teknike, standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri të instalimit të burimit emergjent të UPS, raftit të baterive dhe kushteve ambientaliste të shfrytëzimit të tyre”.

Nga aktet e administruara provohet se, Drejtoria e IT dhe inxhinierisë klinike (biomedikal) pranë QSUT-se Tiranë, në procesin e prokurimit për zhvendosjen dhe instalimin e UPS dhe baterive, në godinën e “Urgjencës së Re” në QSNUT, e konkretisht inxhinierët Enea Koka e Ejnar Shena, nuk ka marrë parasysh rrezikun që mund të ndodhte, për shkak të mungesës së një projekti teknik të detajuar të instalimit të stacionit të burimit emergjent të UPS-ve, të kushteve teknike të sigurisë së UPS-ve dhe baterive, ç’vendosjen dhe instalimin e tyre, ajrimin, kondicionimin si dhe mbrojtjen nga zjarri.

Përfundimisht specialistët e sektorit të Inxhinierisë klinike, pranë QSUT-së, Enea Koka e Ejnar Shena, me veprimet e tyre nuk kanë zbatuar, detyrat e përcaktuara në rregulloren e institucionit lidhur me: Funksionimin e sigurt dhe në përputhje me standardet përkatëse të aparaturave dhe pajisjeve mjekësore në afërsi të pacientit, të lidhura me pacientin dhe/ose të nevojshme për diagnostikimin ose trajtimin e tij, ku përfshihen UPS-ët dhe bateritë, pjesë integrale e pajisjeve mjekësore .

Nuk kanë planifikuar dhe ndjek me përgjegjësi kryerjen e mirëmbajtjes së aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, në përputhje me udhëzimet e prodhuesve e konkretisht të UPS-ve dhe baterive.

Next Post
Berisha sulmon partitë e reja pse nuk hynë në koalicionin e tij: Do çojnë ujë në mullirin e Ramës

Berisha sulmon partitë e reja pse nuk hynë në koalicionin e tij: Do çojnë ujë në mullirin e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com