Policia vendore e Lezhës ka dhënë detaje nga aksidenti i makinës së policisë e cila ishte vënë në ndjekje të një personi.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor dytësor Lezhë – Zejmen, në fshatin Spiten, ku gjatë ndjekjes së automjetit me targa AA262UJ, në të cilin dyshohej se udhëtonte një person i armatosur, ka dalë nga rruga automjeti i autopatrullës “Shqiponja”, Hunday, me targa AA911VE.
Makina e policisë drejtohej nga punonjësi K.N.
Për fat të mirë nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale,sqaron policia.
Si drejtues i mjetit me targa AA262UJ është identifikuar shtetasi L. P banues në Spiten.
Po punohet për kapjen e tij. Në vendngjarje janë shërbimet e policisë po kryejnë veprimet proceduriale.
/a.r