• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJE/ Kallashnikovë me postë nga Rinasi, nis hetimi në 3 shtete

by Java News
26/08/2017 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tri pako postale me pjesë të ndryshme armësh, të tipit Kallashnikov, janë zbuluar nga Policia në aeroportin “Nënë Tereza”.

Pjesët përbërëse të armëve luftarake janë konstatuar pasditen e së enjtes, në kohën kur po kryhej skanimi i pakove postale të kompanisë “DHL”.

Në momentin që janë zbuluar pakot e dyshimta, te skaneri kanë qenë të pranishëm shërbimet e Policisë Kufitare, të Doganës së Rinasit dhe të kompanisë ICTS të sigurisë së aeroportit.

Kjo për shkak të masave shtesë të sigurisë që janë marrë së fundmi në aeroportin “Nënë Tereza”, për shkak të planit antiterror, nisur nga sulmet e kërcënimet në disa vende të Europës.

Menjëherë pasi janë shfaqur pjesët e dyshimta, është bërë bllokimi i pakove dhe është kërkuar menjëherë prezenca e oficerëve të Antiterrorit.

Burimet thanë se ato janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa është regjistruar procedim penal pa autor me akuzën “trafikim ndërkombëtar i armëve”, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë.

Pjesët përbërëse të armëve luftarake janë dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Kriminalistikës, në Tiranë, ku do të analizohen për gjurmë të mundshme gishtërinjsh, që mund të çojnë drejt identifikimit të autorëve.

DESTINACIONI

Destinacioni i tri pakove me pjesë Kallashnikovi që u gjetën të enjten në Rinas, duket se ka qenë Londra.

Burime nga Policia e Shtetit thanë se pakot ishin nisur nga Tirana dhe më pas do të kalonin tranzit në Greqi, duke arritur në destinacionin përfundimtar që ishte Britania e Madhe. Personi që ka nisur pakot me “DHL” sipas Policisë është ende i paidentifikuar, pasi emri i tij rezulton i rremë.

Po ashtu edhe emri i personit që do të priste porosinë në Londër. Menjëherë pas zbulimit të këtyre armëve, nga Policia Kufitare, oficerët e Doganës dhe ata të sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”, ka nisur një hetim i përbashkët mes tri shteteve për identifikimin e autorëve.

Burimet thanë se, përveç prokurorisë sonë, në hetim është përfshirë edhe prokuroria greke dhe ajo e Anglisë. Ndërsa po kryhen hetime intensive edhe nga Drejtoria e Antiterrorit, e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror.

HETIMI

“Në kuadër të masave të shtuara antiterror, si në mbarë shtetet europiane, edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojnë zbatimin e një plani të detajuar masash.

Kështu, më datë 24 gusht, rreth orës 15:40, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, nga punonjësit e kompanisë ICTS, gjatë skanimit të tri pakove të kompanisë postare ‘DHL’, tranzit, janë konstatuar pjesë armësh luftarake. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit.

Menjëherë pas zbulimit të pjesëve të armëve, për ngjarjen janë vënë në dijeni edhe autoritetet greke dhe ato britanike, ku do të kalonin tri pakot e dyshimta. Burimet thanë se për këtë arsye në hetim janë përfshirë prokuroritë e tri vendeve, ajo shqiptare, greke dhe angleze.

Nga ana tjetër, veprimet e menjëhershme hetimore kanë nisur nga oficerët e Antiterrorit, të Krimit të Organizuar dhe SHISH. Fillimisht po verifikohet vendi nga ku janë nisur pakot postale, në mënyrë që të zbulohet origjina apo edhe personi që do t’i dërgonte ato drejt Londrës.(Panorama)

a.ç

Next Post
Evertoni kërkon Diego Costan

Evertoni kërkon Diego Costan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026

Për kë votuan më 11 maj të zhgënjyerit e sotëm?

March 10, 2026
Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

March 10, 2026
Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

March 10, 2026
VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

March 10, 2026
“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

March 10, 2026
Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

March 10, 2026
Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

March 10, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Përgjimi ishte i datës 20 nëntor…”, Bardhi kundërshton raportin e PS për Ballukun

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In