• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

DETAJE/ Hoteli me 111 dhoma në Singapor ku do takohen Trump dhe Kim Jong un

by Java News
05/06/2018 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SHBA-të dhe Koreja e Veriut kanë vendosur se cili do jetë vendi për samitin midis Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, tha të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders.

Trump dhe Kim do të takohen për herë të parë në hotelin “Capella” në ishullin Sentosa të Singaporit më 12 qershor, njoftoi Sanders të martën nëpërmjet Twitter.

“Ne falënderojmë mikpritësit tanë të mëdhenj të Singaporit për mikpritjen e tyre”, shkroi Sanders.
Delegacionet nga SHBA dhe Koreja e Veriut u takuan katër herë javën e kaluar në Hotel Capella për të diskutuar logjistikën e samitit.

Sanders tha të hënën se takimi do të mbahet më 12 qershor në orën 9 paradite me orën lokale.

Hoteli Capella është një hotel me pesë yje në ishullin Sentosa, i cili ka disa vendpushime, hotele, dy fusha golfi dhe një park. Hoteli, i projektuar nga arkitekti i njohur britanik Norman Foster, ka 111 dhoma dhe një rezidencë presidenciale, të shpërndarë në mbi 12ha tokë.

Zyrtarët amerikanë dhe të Koresë së Veriut diskutuan disa hotele të tjera në Singapor si vende të mundshme për samitin, i cili do të jetë takimi i parë midis një udhëheqësi të SHBA dhe Koresë së Veriut.

Opsioni më i mirë i diskutuar që nga fillimi ishte hoteli Shangri-La, një strukturë masive pranë rrugës Orchard, e cila mund të sigurohej shumë mirë, ndërkohë që siguronte një ambient të zbukuruar. Hoteli priti një takim historik midis presidentit kinez Xi Jinping dhe udhëheqësit të Tajvanit Ma Ying-jeou në 2015.

Zyrtarët amerikanë, të udhëhequr nga Joe Hagin, zëvendës shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë për operacione, negociuan me një delegacion të Koresë së Veriut javën e shkuar për të përcaktuar vendin dhe kohën për samitin. Siguria ishte një shqetësim kryesor për koreanoveriorët gjatë diskutimeve, thanë burimet për CNN.

Takimet vazhduan shpesh me një ritëm të përpiktë. Zyrtarët e Koresë së Veriut janë “të ndjeshëm ndaj diktimit”, tha një burim i afërt me bisedimet dhe ekipi i udhëhequr nga Hagin ka bërë shumë sforco për të paraqitur idetë për samitin në një mënyrë bashkëpunuese.“Edhe nëse jeni duke ecur me një kalë në ujë, duhet ta bëni atë në një mënyrë që është bashkëpunuese”, tha burimi.

Zyrtarët e Koresë së Veriut në Singapor gjithashtu duhej të merrnin miratimin për pothuajse çdo detaj me eprorët e tyre në Phenian, duke çuar në intervale një ose dy ditore përpara se të arrinin një marrëveshje edhe mbi detaje të vogla logjistike, tha burimi.

Bisedimet pritet të përqëndrohen në programin e Phenianit për armët bërthamore dhe tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut./a.ç

Next Post
‘Merkato televizive’, Fevziu flet për ‘largimin’ nga Klan në TCH: Ndodh rëndom në futboll…

'Merkato televizive', Fevziu flet për 'largimin' nga Klan në TCH: Ndodh rëndom në futboll...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In