• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJE/ Gabimi që burgosi baronin shqiptar të drogës, ja sa kokainë ka trafikuar

by Java News
11/07/2017 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në total, përllogaritet se ka dërguar në Itali 540 kilogramë drogë, 340 heroinë dhe 200 kokainë. Aktiviteti i tij prej narkotrafikanti lulëzonte, aq sa në Shqipëri bënte një jetë luksoze. Ai kishte një vilë bunker në qytetin e Beratit, e vëzhguar me kamera dhe truproje. Kështu e përshkruajnë mediat italiane Alket Hatijan, 45 – vjeçarin e dënuar me 20 vite heqje lirie nga një gjykatë në Itali, i cili u arrestua të shtunën nga policia e Durrësit.

Nga 20 Prilli, Hatija ishte dënuar përfundimisht me 20 vite në burg, pas një hetimi të gjatë nga antidroga italiane.

Gjuetia për Hatijan në Shqipëri

Elementët për të rënë në gjurmët e tij nuk ishin të shumtë. Një emër, dy datëlindje, një foto në një pasaportë dhe një adresë banimi në Itali, në provincën e Campobasso, rruga Kennedy 2. Aty kishte jetuar në vitin 1997, viti kur kishte shkuar për herë të parë në shtetin fqinj dhe punonte si punëtor krahu.

Falë bashkëpunimit me Interpol dhe agjentët e Policisë Shqiptare, autoritetet në Moscova arritën që ta gjenin narkotrafikantin në qytetin e tij të lindjes.

Megjithatë, arrestimi i tij u bë i mundur vetëm të shtunën, pasi autoritete përfituan nga një prej udhëtimeve të tij në Durrës.

Duke cituar autoritetet italiane, mediat e vendit fqinj shkruajnë se Hatija kishte arritur që ta transportonte të gjithë sasinë e drogës në territorin milanez në harkun kohor të një viti, nga Janari i 2013 -ën dhe Marsi 2014 -ës. Hetimet zbuluan se 45 – vjeçari kishte arritur të bënte të paktën 59 “rrugë”.

Si transportonte kilogramë të tëra me drogë në Itali

Mënyra sesi operonte ishte tepër e rafinuar. Fliste pak në telefon dhe askush nuk e thërriste kurrë në emër. Droga, e cila vinte nga Shqipëria nëpërmjet anijeve, makinave e kamionëve, dorëzohej menjëherë. Kështu ‘malli’ nuk qëndronte për kohë të gjatë në ‘duart’ e narkotrafikantit, e pikërisht për këtë arsye nuk përdorte asnjë lloj magazine për të ruajtur lëndën narkotike.

Zakonisht, për ngarkesat më të mëdha, i paraprinte udhëtimet e korrierëve të tij për të verifikuar personalisht që gjithçka të shkonte sipas planit.

E pikërisht në një nga këto raste, bëri edhe gabimin e tij të vetëm, duke treguar pasaportën në mbërritje me anijen në portin e Ankonës. Falë të dhënave të mbledhura në atë rast, shumë vite më vonë, të shtunën e 8 Korrikut ai u arrestua.

Ndërkohë, Gjykata e shkallës së parë në Durrës e rrëzoi arrestimin e Hatisë duke e konsideruar të paligjshëm ndalimin e tij me qëllim ekstradimin. Tashmë do të jetë Gjykata e Apelit që do të vendosë./tvklan.al

a.ç

Next Post
Zhdukja e biznesmenit vlonjat/ Dëshmia e djalit ngre dyshimin e madh. Kurth?!

Zhdukja e biznesmenit vlonjat/ Dëshmia e djalit ngre dyshimin e madh. Kurth?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të korruptuar dhe mafiozë! Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe…

Televizionet kërkojnë mish për lajme, jo transparencë

June 19, 2026
Spahiu: Eurodeputetja Salis të shohë fillimisht “masakrën mjedisore” në Itali, pastaj të japë moral për Zvërnecin

Spahiu: Eurodeputetja Salis të shohë fillimisht “masakrën mjedisore” në Itali, pastaj të japë moral për Zvërnecin

June 19, 2026
Alarm klimatik global, meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

Alarm klimatik global, meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

June 19, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Elektorati violet, blu etj, dhe gri

June 19, 2026
Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Dosja për Ols Dadon, Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

June 19, 2026
Eglant Koçi dyshohet se u vra me plumb në kokë, familjarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg

Eglant Koçi dyshohet se u vra me plumb në kokë, familjarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg

June 19, 2026
Provimet e lirimit/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe

Provimet e lirimit/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe

June 19, 2026
Ndryshime në Polici/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit

Ndryshime në Polici/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit

June 19, 2026
Ulet çmimi i naftës në bursë, Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

Ulet çmimi i naftës në bursë, Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

June 19, 2026
Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative

Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In