• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhdukja e biznesmenit vlonjat/ Dëshmia e djalit ngre dyshimin e madh. Kurth?!

by Java News
11/07/2017 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Vlorës është duke hetuar zhdukjen e pronarit të hotel “Europa”, Adriano Jahaj dhe ndihmësit të tij, Ariseld Maze, por ende nuk ka rënë në gjurmë që mund të çojnë drejt zbulimit të të dhënave që do t’i shërbejnë këtij hetimi. Burimet nga Policia bëjnë të ditur se nga dëshmitë e marra nga familjarë të tyre, biznesmeni dhe 28-vjeçari janë larguar me makinën e një mikut të tyre. Por ky mjet nuk është identifikuar ende, çka do të ndihmonte hetimin për të rënë në gjurmët e personave që Policia i ka shpallur të humbur.

Denoncimi është bërë më datë 5 korrik nga djali i 52- vjeçarit, shtetasi Klaudio Jahaj. Sipas të dhënave nga Policia, ai ka deklaruar se i ati është larguar me makinën e një miku, por nuk e dinte se e kujt ishte. Kjo ka shtuar dyshimet e Policisë, e cila është duke punuar për të identifikuar mjetin me të cilin dy personat e humbur mendohet të jenë larguar nga Vlora.

Bazuar në deklaratën e djalit të biznesmenit në Polici, më datë 03.07.2017 rreth orës 10:30, babai i tij Adriano Jahaj ka dalë nga shtëpia te hotel “Europa” dhe është nisur për në Durrës, për të marrë skafin e tij, të cilin e ka me dokumente dhe do ta sillte në Vlorë. Sipas dëshmisë së dhënë, babai i tij është nisur me automjetin e një shoku (nuk e di se të kujt) bashkë me shtetasin Ariseld Maze.

Djali i ka parë bashkë para nisjes babanë e tij dhe Ariseld Mazen te hoteli i tyre. Ai ka deklaruar se me vete kanë pasur telefonat, me të cilët më vonë nuk kanë komunikuar dot pasi kanë humbur kontaktin.

“Që ditën që janë larguar Adriano Jahaj dhe Ariseld Maze, nuk janë kthyer në shtëpi dhe as nuk kanë kontaktuar me telefon familjarët e tyre dhe nuk dinë se ku ndodhen. Ata s’kanë asnjë informacion dhe megjithëse u kanë rënë telefonave të tyre, dalin të fikur. Këtë e pohon edhe shtetasi Atiljo Maze, vëllai i Ariseld Mazes”, bëri të ditur Policia.

Pas hetimeve paraprake, dosja tashmë i ka kaluar në kompetencë Prokurorisë së Rrethit Vlorë. Ndërkaq siç mësohet, në lidhje me denoncimin e familjarëve, po hetohet edhe në Durrës nga ku mendohet se dy të humburit kanë qenë për të marrë një skaf që e kishin çuar për ta riparuar.

Dyshohet se ata kanë dalë në det për të provuar skafin, por më tej nuk ka asnjë informacion për fatin e tyre. Një mik i biznesmenit ka njoftuar familjarët e tij, se ai e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar ndihmë, pasi skafi po merrte ujë. Pas kësaj, telefonat kanë dalë të mbyllur.

Policia e Durrësit ka kryer kërkime në det, por nuk ka konstatuar asnjë gjurmë të personave dhe madje as të skafit. Familjarët e kanë konsideruar mjaft të dyshimtë këtë ngjarje. Sipas tyre, ata nuk kanë pasur asnjë konflikt me persona të tjerë. PANORAMA

ma.me

Next Post
Deputetja e LSI e quan bixhozxhi, reagon ish-ministri i PS: Sulm i ulët nga një grua

Deputetja e LSI, Silva Caka: Ne s'do bllokojmë bashkitë e PS, por as PS ato të LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

August 5, 2026
Mungesa e likuiditetit alarmon bankat ruse, ekonomia e luftës vë nën presion financat e Moskës

Mungesa e likuiditetit alarmon bankat ruse, ekonomia e luftës vë nën presion financat e Moskës

August 5, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Kundërshtitë për ndarjen territoriale, Mazniku: Debati në Kuvend, jo me protesta dhe referendum

August 5, 2026
Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

August 5, 2026
Alarm në Gjermani! Avioni i DHL përplaset në ajër me një objekt, pak më vonë policia gjen në aeroport një dron

Alarm në Gjermani! Avioni i DHL përplaset në ajër me një objekt, pak më vonë policia gjen në aeroport një dron

August 5, 2026
Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë

Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë

August 5, 2026
Tarifat e Trump u rrëzuan në gjykatë, SHBA nis kthimin e miliardave për bizneset

Tarifat e Trump u rrëzuan në gjykatë, SHBA nis kthimin e miliardave për bizneset

August 5, 2026
Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç

Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç

August 5, 2026
Doktor Cubi

Doktor Cubi

August 5, 2026
Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com