• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Destinacionet turistike, Telegraph Travel: Pse nuk duhet ta paragjykoni Shqipërinë…

by A R
20/02/2018 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Destinacionet nuk rezultojnë gjithnjë kënaqësi dhe kjo na bën që të gjykojmë një vend sipas reputacionit. Parisi duhet vizituar në pranverë; destinacionet me det në verë etj. Për udhëtimet, ekspertet sugjerojnë se duhet zgjedhur momenti i duhur dhe madje thonë se duhet të rishikoni një vend, për ta rizbuluar atë në mënyrën tuaj.

Por, një tjetër çështje kthehet në optikën e britanikëve të Telegraph Travel. Mos paragjykoni destinacione. E në listën e destinacioneve të paragjykuara kudo në botë, ata vendosin edhe Shqipërinë.

Me më shumë se 100 editorë të fushës së udhëtimeve kudo në botë, redaksia e britanikes Telegraph Travel i bën thirrje ekspertëve të udhëtimeve – që edhe mjeshtri bën gabime. Pra, kurrë mos nënvlerësoni apo shmangni një udhëtim nga një këshillë e dikujt, se kjo mund tju bëjë të humbisni udhëtimin e një jete.

Telegraph shkruan “Në fund të fundit, vendet ndryshojnë. Reputacioni shpesh është i merituar, por mos harroni, bota është sheshi juaj i lojës: shkoni ta provoni për veten tuaj.”

Ku është brutaliteti që prisja të shihja? Kështu e nis artikullin Telegraph për Shqipërinë.

“Poshtë vendit ku isha ulur, i mbështetur në jastekë duke pirë kafe, vura re se disa shkallë të çonin drejt detit. I ndoqa ata, kalova pishinën, poshtë zbrita në plazh. Megjithëse ishte ende herët, ora 9 e mëngjesit, një grup të rinjsh tashmë po merrnin rreze të shtrirë.

Njëra prej tyre vendosi që kishte ardhur koha e duhur, duke rregulluar flokët e saj ngjyrë kafe, u hodh me një kërcim të furishëm nga shkëmbinjtë. Momentalisht, e humba atë, u përhumb në det dhe nga reflektimi i diellit mbi gadishullin Karaburun përtej saj. Por pastaj ajo doli, u shfaq me një buzëqeshje dhe me gëzim, kërkoi që miqtë e saj të bashkohen me të. Ata nuk pritën për një ftesë të dytë. Ishte një skenë që përngjante me filmat e xhiruar në Riviera italiane – braktisje rinore, plazh privat, bukuria dekadente e mjedisit. Në të vërtetë, krahasimi mund të mos jetë aq i ngarkuar.

Në këtë pikë në hartë – aty ku takohen detet Adriatik dhe Jon – Italia është vetëm 60 kilometra në perëndim. Ne ndodhemi në bregun e Radhimës, jashtë qytetit të Vlorës në Shqipërinë jugore. Aty ku paragjykimet ishin të shumta.

Të miat gjithashtu. Unë kisha udhëtuar në një nga destinacionet e fundit “të fshehura” të Evropës, të ndërgjegjshëm për të kaluarën dhe imazhin e saj – me sundimin komunist që zgjati deri në vitin 1992; me një reputacion për hotele jo të mira dhe që shtoheshin në mënyrë të papërshtatshme mbi rërë. E kisha hasur këtë të fundit në qytetin e Durrësit.

Por kisha gjetur edhe diçka tjetër. Ndonëse Shqipëria u ndërtua keq në bumin e turizmit vendas, i cili pasoi ndarjen e ‘Perdes së Hekurt’, ajo la vetëm, të paprekur, një pjesë tjetër të  296 miljeve të bregdetit të saj. Radhima duket e paprekur, edhe elegante. Ku ishte brutaliteti konkret që kisha supozuar të ishte kudo? Jo këtu.”/monitor/a.m.

Next Post
Transporti i udhëtarëve, Dervishaj urdhëron vendosjen e linjave për rrethet

Afera me rrugën 'Tiranë- Elbasan', ish- ministri Sokol Dervishaj dëshmon te Krimet e Rënda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In