Ka dështuar protesta për bllokimin e rrugëve dhe kryqëzimeve në të gjithë vendin.
Kësaj radhe qytetarët nuk i janë bindur thirrjes së opozitës për të bllokuar rrugët nga ora 12:00 deri në 15:00.
Ata kanë vijuar rrugën normalisht dhe nuk janë ndalur në asnjë kryqëzim apo rrethrrotullim siç qe kërkuar.
Ndërkohë kujtojmë se opozita i bëri thirrje dje shoferëve të paralizojnë qarkullimin si shenjë proteste kundër ngritjes së çmimit të karburantit./l.m