• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dështon atentati për hakmarrjen 19-vjeçare, katër të arrestuar në Tiranë

by Java News
13/11/2016 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vrasje e ndodhur 19 vjet më parë vijon të shkaktojë plagë edhe në ditët e sotme. Historia e gjakmarrjes mes familjes Alidini dhe Isa në Kukës duket se është zhvendosur në Tiranë.

Policia e Tiranës ka arrestuar sot katër persona të cilët po planifikonin një vrasje për motive gjakmarrjeje. Sipas policisë të rinjtë u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë kapur në flagrancë duke përgatitur një silenciator, për ta montuar në pistoletën tip “Zastav”, të cilën e mbanin pa leje.

Pavarësisht se nuk dihet ende kush ishte shënjestra e atentatit, mes të arrestuarve është edhe një pjesëtar i familjes Isai, çka ngre dyshime se gjithçka lidhet me gjakmarrjen mes dy familjeve në Kukës.

të arrestuar sot nga policia janë: Edmond Marku, 32 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë për Vjedhje, Blindim Isa, 25 vjeç, banues në Kukës, i dënuar më parë për Vrasje me dashje, Artur Shehu, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike, Klodjan Koca, 34 vjeç, banues në Fushë-Kuqe.

Sipas polivcis, arma po e përgatitej për të kryer vrasjen e një shtetasi, për motive gjakmarrje, ndërsa jepen të dhëna mbi personin e shënjestruar për arsye hetimi dhe sigurie.

Arma është gjetur në banesën e shtetasit Edmond Marku, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

HISTORIA E GJAKMARRJES
19 vjet më parë, Memish Alidini u vra nga babai i Miraim Isait. Vrasja e vitit 1997 u bë shkak që djali i viktimës të hakmerrej duke vrarë Miraimin.

Ngjarja ndodhi në një dasmë në fshatin Orgjost në Kukës në korrik të vitit 2016. Ismail Alidini, 24 vjeç u arrestua disa orë pasi qëlloi pas shpine, me thikë, bashkëfshatarin e tij, 29-vjeçarin Miraim Isa.

Sipas policisë, krimi ndodhi rreth orës 22:30, ku 24-vjeçari e ka goditur në befasi nga pas disa herë me thikë Miraim Isain. Edhe pse ishte errësirë të pranishmit e tjerë e njohën, pasi bëhej fjalë për një bashkëfshatarin e tyre.

Në vitin 1997, babai i 29-vjeçarit Miraim Isa, Behram Isa, pas një grindjeje vrau me armë zjarri në oborrin e shtëpisë babain e Ismail Alidinit, Memishin.

Në atë kohë, djali i mbetur jetim ishte 5 vjeç, i cili rritej bashkë me rrëfimin e familjarëve të tij se si iu vra babai në oborrin e shtëpisë. Në të vërtetë, vrasësi u kap nga policia dhe u dënua me 13 vjet heqje liria. Ai para disa vitesh doli nga burgu dhe më pas vdiq në shtëpi, por duket se kjo nuk e ka zgjidhur situatën e rënduar mes dy familjeve.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Disa arsye qesharake për divorcet e çifteve

Disa arsye qesharake për divorcet e çifteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

February 26, 2026
Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

February 26, 2026
Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Kursimet në lekë, rritje rekord/ BSH: Në janar u zgjeruan me 26 miliardë lekë

February 26, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

February 26, 2026
Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

February 26, 2026
Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

February 26, 2026
Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

February 26, 2026
Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Nga Smart City te transformimi i Policisë Bashkiake dhe fuqizimi i rolit të prefektit, ministrja Koçiu zbardh detaje nga paketa ligjore: Asetet e krimit kalojnë te familjet e të rënëve në detyrë

February 26, 2026
Krimet e Epsten-it, Hillary Clinton paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, çfarë pritet sot

Krimet e Epsten-it, Hillary Clinton paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, çfarë pritet sot

February 26, 2026
Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In