• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dështimi në Ukrainë/ Spastrimet e para në radhët e ushtrisë, Putin urdhëron arrestimin e gjeneralit rus. Emri

by Java News
17/03/2022 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Humbjet e përditshme të Rusisë në frontin e luftës kanë shkaktuar pakënaqësi të Vladimir Putinit ku dhe ka filluar ‘spastrimet’ e para në rradhët e ushtrisë.

Sipas një postimi në Twitter, gazetari investigativ, Gristo Grozev, duke cituar burime të pavarura, shërbimi rus i sigurisë FSB (pasardhësi i KGB-së), arrestoi zëvendësdrejtorin e Gardës Kombëtare Ruse, Roman Gavrilov.

“Tri burime të pavarura raportojnë se gjenerali Roman Gavrilov, zëvendëskomandanti i Gardës Ruse (pjesë e ushtrisë së brendshme të Federatës Ruse, e cila pësoi viktima të rënda në Ukrainë), është arrestuar nga FSB. Gavrilov ka punuar edhe në të kaluarën në Gardën Presidenciale, domethënë në sigurinë personale të Putinit”, tha Grozev.

Arsyet e arrestimit të Gavrilov nuk dihen për momentin, por sipas disa burimeve, oficeri rus u arrestua për rrjedhje të informacionit ushtarak, me pasojë humbjen e jetës. Në të njëjtën kohë, dy burime të tjera vënë në dukje se Gavrilov bëri përdorim të kotë të karburantit, me rezultatin që shumë tanke ruse qëndrojnë në mes të rrugës nga mungesa e karburantit, siç kanë treguar shumë video të forcave ukrainase.

“Ndërsa është e vështirë të merret me mend se çfarë saktësisht do të çojë likuidimi/rirregullimi në krye të forcave të sigurisë, një gjë është e qartë: Putin pa dyshim e njeh krizën që po kalon ky operacion. Është aq e thellë sa ndryshon gjeneralët gjatë një lufte – aspak një praktikë e mirë.”, komenton edhe gazetari.

Megjithatë, mediat ruse raportojnë se Gavrilov u dëbua për arsye të panjohura nga drejtori i Shërbimit Federal të Gardës Kombëtare të Federatës Ruse, Viktor Zolotov./m.j

Next Post
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO, domosdoshmëri”/ Osmani letër Biden: Vendi ynë i ekspozuar nga përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin

"Anëtarësimi i Kosovës në NATO, domosdoshmëri"/ Osmani letër Biden: Vendi ynë i ekspozuar nga përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In