Pas tetë orëve negociatash nuk është arritur marrëveshje midis liderëve të katër partive politike me ndërmjetësimin e eurokomisarit Johanes Hahn, informon INA.
Ai ka dalur nga rezidenca e BE-së në Shkup i shqetësuar duke theksuar se sot ka kuptuar se është e pamundur që të ketë marrëveshje për të gjitha partitë politike. “Shteti në këtë moment është në gjendje shumë të keqe”, theksoi eurokomisari Han, duke shtuar se shpreson se tri partitë politike do t’i përmbahen marrëveshjes së Përzhinës. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i shpalli të dështuara bisedimet duke theksuar se partia e tij nuk merrë pjesë në zgjedhjet e 24 prillit, pasi që nuk janë përmbushur detyrimet e Marrëveshjes që ka të bëjë me zgjedhjet.
Eurokomisari Han theksoi se edhe një herë do të vjen në Maqedoni dhe se e vetmja gjë që mund të bëjë është se institucionet evropiane janë në dispozicion dhe janë aty. Por nga ana tjetër, eurokomisari për zgjerim nuk hodhi poshtë mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve. “Gjithçka i mbetet partive politike dhe ky vend i takon shtetit dhe Kuvendit”, deklaroi eurokomisari Hahn.









