• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmitarja: Arditi u vra nga eskavatori teksa mblidhet kanaçe, përgjegjësi i tha të punonte atje

by A R
24/08/2016 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërthurja e dëshmive me pamjet filmike duket se ka hedhur dritë për mënyrën si ka ndodhur vrasja e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj, më 7 gusht, brenda të landfillit të Sharrës.

Ardit Gjoklaj
Ardit Gjoklaj

Përgjegjësi i punimeve që menaxhonte punëtorët atje ka mohuar që i riu të ishte i punësuar aty, mirëpo një kolege e Ardit Gjoklajt dhe roja i landfillit kanë thënë se 17-vjeçari ka qenë punëtor aty dhe ka punuar natën kur ndodhi krimi.

Po kështu, drejtuesi i fadromës me kovë, që mendohet se ka goditur të riun duke i marrë jetën, ka mohuar që natën e 7 gushtit të kenë lëvizur në zonën ku po punonte Ardit Gjoklaj. Por pamjet e kamerave të landfillit dhe dëshmitarët i kanë thënë prokurorisë se fadroma ka lëvizur në zonën ku Ardit Gjoklaj ishte ngarkuar të punonte.

Mendohet se vrasja e Ardit Gjoklajt ka ndodhur në intervalin nga ora 03:30-05:40 e mëngjesit së 7 gushtit, kur ai ka qenë duke punuar ose i përgjumur në pirgun e mbeturinave ku seleksiononte kanaçet dhe është goditur nga fadroma me kovë.

DËSHMITARJA

Një kolege e Arditit, e pyetur na prokuroria, ka treguar se ka punuar deri rreth orës 03:00 të datës 7 gusht 2016. Në këtë orë, ajo thotë se ka ardhur burri i saj, i cili ka marrë atë dhe Arditin dhe më pas kanë shkuar në Kombinat, ku ajo me burrin kanë pirë kafe në afërsi të stacionit të autobusit, ndërsa Arditi i ka pritur në makinë.

Pas kësaj janë nisur përsëri për në punë, ku burri i dëshmitares Z. ka zbritur te shtëpia, ndërsa makinën e ka marrë Arditi, ku mbërritën në punë te landfilli rreth orës 03:30. Aty takuan shtetasin Dëfrim Hakrama, i cili u tha të fillonin punën, duke i thënë Arditit të punonte te kanaçet, pasi nuk punohej me lopatë ngaqë po binte shi.

Dëshmitarja Z. i ka marrë leje dhe ka qëndruar në makinë deri në orën 05:00. Pastaj ka shkuar te shishet, duke hapur tapat, pasi transportieri lart nuk punonte dhe të gjithë punëtorët kanë punuar poshtë transportierit që pas orës 03:30 deri në orën 07:00. Dëshmitarja Z.B. shpjegoi se e kishte parë për herë të fundit Arditin, kur shkoi te kanacet dhe nuk e pa më.

Në mëngjes, këtë shtetase e kanë marrë familjarët e Arditit, të cilët i thanë se Arditi nuk kishte shkuar në shtëpi. Sipas Prokurorisë, këto fakte i ka konfirmuar edhe bashkëshorti i dëshmitares, i cili ka qenë dhe ai i pranishëm kur kanë pirë kafe me Ardit Gjoklajn.

Nga ora 11:00 në banesën e burrit të dëshmitares ka shkuar shtetasi Buksan Gjoklaj (xhaxhai i Arditit), i cili e kishte pyetur nëse e kishte parë Arditin dhe më pas bashkë me të kanë shkuar te landfilli, por nuk e kanë gjetur.

DËSHMIA E PËRGJEGJËSIT

Sipas Prokurorisë, përgjegjësi i turnit, Dëfrim Hakrama, deklaroi se personi që u gjet i vdekur nuk ishte punëtor i tij. Ai nuk ka shpjeguar nëse i mungonte ndonjë nga punëtorët që ai kishte në përgjegjësi te landfilli.

Ky shtetas ka për detyrë të kontrollojë punën e punëtorëve, të drejtojë punëtorët, ku, pasi hidhen mbeturinat në kapanon, më pas kalohet në transportier me fadromë dhe më pas bëhet seleksionimi i mbeturinave dhe më pas ato presohen. Në lidhje me shtetasin Ardit Gjoklaj, përgjegjësi deklaroi se viktima kishte doreza me ngjyrë të kuqe, që dukej sikur ishte punëtor, por nuk ishte nga punonjësit e landfillit.

Asnjë prej kamionëve që shkarkojnë mbeturina nuk shënohen, nuk orientohen se ku duhet t’i hedhin, por ata shkarkojnë vetë ku të gjejnë vend.

Dëfrim Hakrama ka pretenduar se te vendi ku u gjet viktima, nuk ka punuar ekskavatori, pasi, sipas tij, nuk e ka vënë në punë transportierin e mbeturinave ngaqë binte shi, gjë që është detyrë e këtij shtetasi të vendosë nëse duhet ta aktivizojë në punë apo jo.

DËSHMIA E ROJËS

Nga hetimet del se transportieri ka punuar deri në orën 03:00 dhe për sa i përket faktit që Ardit Gjoklaj nuk ishte punonjës i landfillit, ky shtetas ka deklaruar se në landfill nuk mund të futen persona të tjerë që nuk janë punonjës, pasi ka roje dhe vetë roja, shtetasi Genc K, deklaroi se e njihte Arditin si punonjës të landfillit dhe se kishte hyrë rreth orës 23:00 së bashku me punëtorët e tjerë. Nga deklarimi i këtij shtetasi rezulton se punëtorët i ka rreshtuar Dëfrim Hakrama dhe pas rreshtimit janë shpërndarë në vendet e punës që ua ka caktuar përgjegjësi.

KONTRADIKTAT NË DËSHMI

Sipas shtetasit Dëfrim Hakrama, kufoma e Arditit ka ardhur me kamionët e natës, fakt që rezultoi plotësisht i pavërtetë nga deklarimi i shtetases Z.B., apo dhe këqyrjet e vendit të ngjarjes.

Në kundërshtim me deklarimin e këtij shtetasi vjen edhe fakti se ishte ai që i ka thënë viktimës të punonte te kanaçet rreth orës 03:30, kur ka mbërritur në punë me shtetasen Zurie Bilali. Përgjegjësi i turnit të parë, Eltjon Meta, shpjegoi se kishte shkuar në punë në orën 07:00 dhe nga ora 12:00 ishte duke pirë një cigare së bashku me shtetasit Festim Aga (punëtor) dhe Dëfrim Hakrama, kur ka parë një kufomë dhe për këtë lajmëroi policinë.

SHOFERI I EKSKAVATORIT

Shtetasi Edmond Kallari, drejtues i mjetit ekskavator me kovë, shpjegoi se ka punuar nga ora 19:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit të ditës tjetër, duke marrë mbetje dhe duke i çuar tek elevatori, fakt ky që nuk përputhet me pamjet filmike të marra nga kamerat e landfillit.

Nga pamjet filmike, konstatohet se ai nuk punuar në të njëjtin vend siç deklaron nga ana e transportierit të dytë, që është nga ana e depozitës, por rreth orës 05:00, ai ka lëvizur për 40 minuta nga vendi i punës për nga vendi ku ka punuar viktima Ardit Gjoklaj, nga transportieri i ri, siç deklaron shtetasja Z.B., ndërsa vdekja e 17-vjeçarit ka ndodhur pas orës 03:30.

Ardit Gjoklaj në këtë orë ishte kthyer në punë me shtetasen Z.B. Këtë lëvizje të fadromës e ka deklaruar edhe roja i landfillit, shtetasi Genc K. Procesi i punës së Edmond Kollarit me ekskavator është se kur punon, ka gjithmonë përpara 4 punëtorë, të cilëve u dërgon plehra me kovën e fadromës pranë rripit të transportierit dhe ata më pas me lopata bëjnë hedhjen e mbeturinave në transportier.

Linjën e mohimit në lidhje me viktimën e ka mbajtur edhe Bujar Daja. Ai ka deklaruar se është i punësuar si ekonomist i firmës “3R”, me administrator, shtetasin Edurim Teqja dhe punëtorët e shoqërisë i merr në punë ky shtetas, ndërsa për viktimën Ardit Gjoklaj ka deklaruar se nuk e di që është punonjës i firmës “3R” sh.p.k./Panorama/a.m.

Next Post
Nora Gjakova të premten operohet

Nora Gjakova të premten operohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In