• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmitari: Si e ekzekutuan ish-drejtorin e OSHEE, sekondat e tmerrit

by Aalison Pearse Stevens
10/09/2016 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Klientët që janë ndodhur dje në lokalin ku u ekzekutua me breshëri arme ish­drejtori i OSHEE­së, Saimir Jaku kanë mbetur të terrorizuar nga ajo që kanë parë. Njëri prej tyre, F.Gj., tregon në një intervistë për “Panorama” atë çfarë ndodhi.

 

Ju keni qenë në lokal, kur ndodhi ngjarja? I patë autorët?

Ishte një “Benz” që ndaloi para lokalit. Veranda dhe tavolinat jashtë ishin me njerëz, pasi në atë orar ka shumë frekuentim. Pamë një person me maska që doli nga makina dhe të gjithë klientët tentuan të largoheshin. Por ai na drejtoi armën që ne të zmbrapseshim sepse kjo do të krijonte rrëmujë. Na tha të qëndronim në vend, pasi nuk kishte punë me ne dhe më pas qëlloi në drejtim të tavolinës ku ishte i ulur Saimir Jaku dhe Gjergj Prenga. Kemi parë tmerr me sy. Saimiri ra menjëherë përtokë. Ishte e kotë t’i jepej ndihma, pasi ai kishte vdekur. Plumbat kishin prekur edhe Gjergjin, por fatmirësisht ai nuk ishte rëndë. E transportuan menjëherë në spital.

Ju e njihnit viktimën?

Qyteti i Rrëshenit është i vogël dhe ne këtu të gjithë e njohim njëritjetrin. Ai është vëlla pas nëntë motrave. Ka edhe një binjak.

Ka pasur konflikte Saimiri këtu në Rrëshen?

Ka pasur konflikte të hershme me disa të rinj në Ndërfushaz. Por kjo ka shumë vite dhe me sa di unë, janë sheshuar gjërat mes tyre. Askush nga ne nuk dyshon se kjo ngjarje mund të ketë protagonistë këta djem. Kjo është një ngjarje që mund të jetë e paguar dhe kushedi ku preken interesat. Nuk është gjaknxehtësi e momentit, duket që është organizuar me hollësi çdo gjë. Se mund të ketë lidhje me punën e tij të mëparshme, këtë le ta hetojë Policia…

Ngjarja

Saimir Jaku, 33 vjeç, i cili deri para një jave mbante detyrën e drejtorit të njësisë së tensionit të lartë për Veriun, u ekzekutua me breshëri automatiku dje rreth orës 09:40, në një nga lokalet më të frekuentuara të Rrëshenit. I plagosur mbeti edhe Gjergj Prenga, 50 vjeç, i cili ka qenë në të njëjtën tavolinë me Saimir Jakun. Ngjarja ndodhi në një distancë rreth 50 metra larg komisariatit të policisë, ndërsa në lokal ka pasur dhjetëra klientë të tjerë. Një mjet “Benz” ka ndaluar para lokalit dhe një person i maskuar e me kallashnikov në dorë ka dalë me nxitim duke iu afruar tavolinës së Jakut. Ky i fundit ishte ulur jashtë, në një cep të lokalit. “Askush të mos lëvizë. Nuk kemi punë me ju”. Kështu iu është drejtuar autori klientëve që kanë tentuar të çohen nga tavolinat dhe të largohen. Më pas ai ka qëlluar me breshëri në një distancë shumë afër shënjestrën e tij, duke e lënë të vdekur në vend. I plagosur mbeti edhe miku i tij që e shoqëronte në tavolinë, Gjergj Prenga. Ky i fundit mësohet se është babai i kryetarit të Forumit Rinor të PD­së për Rrëshenin (dhëndër i deputetes së Mirditës).

ma.me

Next Post
Limaj: Zgjidhje janë vetëm zgjedhjet

Limaj: Zgjidhje janë vetëm zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

October 8, 2026
Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

October 8, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll!

October 8, 2026
Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

October 8, 2026
Kuvendi mblidhet për shqetësimet e qytetarëve, por vëmendjen e marrin protestat dhe SHISH! Berisha akuza Qeverisë, Peleshi: Seancë më e rëndësishme se…

Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës!

October 8, 2026
Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com