• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëshmitari rrëfen për vrasjen e vëllait dhe mësuesit nga paramilitarët serbë: E kam ditur që të dy kanë vdeku

by Java News
28/06/2024 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në gjykimin për krime lufte ndaj Millorad Gjokoviq, dëshmitari Ferat Morina, të premten ka rrëfyer për vrasjen e E.M. (vëllait të tij ) dhe A.G., (ish-mësuesit të tij), nga paramilitarët serbë gjatë vitit 1999.

“Krismat e para janë ni tek Krasniqt, atëherë kam shiku tek shpija jeme, e kam pa vëllaun tim E.M., me A.G., kanë vrapu në drejtim ka shpija ku isha unë, po krismat që kanë fillu E.M., u rrëzu i pari, A.G., u rrëzu i dyti. E kam ditë që dytë janë të vdekur”, deklaroi Morina.

Në ditën kritike më 7 maj 1999, kur ishte vrarë vëllai i tij, dëshmitari thotë se e kishte parë të akuzuarin Gjokoviq dhe me dy paramilitarë tjerë serbë nëpër tokat e tyre.

Dëshmitari Morina tha se të akuzuarin e kishte njohur edhe para lufte, por që nuk kishte pasur kontakte me të. Mbrojtësi i të akuzuarit Millorad Gjokoviq, avokati Dejan Vasiq pati kundërshtime lidhur me deklarimin e dëshmitarit Morina, pasi që sipas tij, dëshmitari po konsultohej me shkresa tërë kohën.

“Në kuptimin që dëshmitari gjatë dëshmisë shfrytëzon materiale të gatshme, duhet t’ia dorëzojë gjykatës dhe mbrojtjes. Krijohet përshtypja që dëshmitari është i përgatitur nga ana e Prokurorisë dhe se deklarata e tij shkon në favor të Prokurorisë dhe jo në favor të së vërtetës”, tha avokati Vasiq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më pas, kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, ia kërkoi dëshmitarit Morina shkresat për të bërë identifikimin dhe për t’i konstatuar në procesverbal.

Ndryshe, kur mbrojtja (Dejan Vasiq dhe Vasilije Arsiq), filluan t’i bënin pyetje dëshmitarit Morina, të njëjtit kërkuan që seanca e sotme të ndërpritet për shkak se iu duhej të përgatiten për shkresat e lëndës, të cilat dëshmitari i dorëzoi sot pranë gjykatës.

Këtë kërkesë nuk e kundërshtoi prokurori Ilir Morina, ndërsa e aprovoi gjykatësi Kurtaj.

Në seancën e sotme ishte e paraparë të dëgjoheshin edhe dy dëshmitarë të tjerë, Halit Gashi dhe Albina Krasniqi. Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim- Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyre mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë. Akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Në aktakuzë thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim me rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, kishin hyrë ushtria e rregullt dhe në fund nga ana perëndimore e fshatit Ozdrim e cila kufizohet me fshatin Vitomiricë kishin hyrë grupet paramilitare të përzier edhe me pjesëtarë të njësiteve speciale ushtarake, filluan të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptarë: I.K Sh.K, E.M, R.Sh, Z.Sh dhe M.H, ndërsa tre civilë të cilët u plagosen nga këto të shtëna: A.G, H.G dhe M.G, fillimisht u transportuan  për në spitalin e Pejës e më pastaj u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë, si dhe pesë civil të nacionalitetit shqiptarë: R.K, Z.K, A.K, A.K, A.Sh u vranë gjatë ofensivës, por asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre prandaj ende figurojnë si të zhdukur.

Me këtë, Gjokoviq ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP i RSFJ-së”) si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale./m.j

Next Post
Sapo shkarkoi trajnerin, ja skuadra që po pret nënshkrimin me Sylvinho

Sapo shkarkoi trajnerin, ja skuadra që po pret nënshkrimin me Sylvinho

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

October 7, 2026
Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

October 7, 2026
Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

October 7, 2026
Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com