• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmitari rrëfen momentet horror: Si e gjeta 12-vjeçarin të masakruar

by A R
19/08/2016 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personi që ka gjetur trupin e pajetë të 12- vjeçarit A. Zaharia në fshatin Palasë, ka qenë një punëtor ndërtimi nga Librazhdi, i cili ndodhej duke punuar vetëm pak hapa larg vendit ko ndodhi ngjarja.
Ndriçim Muzhaqi, tregon në një intervistë për “Panorama” se si e gjeti viktimën dhe menjëherë lajmëroi Policinë, duke telefonuar në numrin 129.

Ai thotë se ka dëgjuar një të moshuar, duke qarë dhe për këtë arsye ka dalë nga shtëpia ku po punonte. Ndërsa kur ka bërë vetëm disa hapa ka parë pamjen makabre, duke nxituar të telefonojë Policinë.

Çfarë po bënit kur ndodhi ngjarja?

Unë kam qenë duke punuar këtu te kjo godina e vjetër. Më patën punësuar mua dhe një mikun tim për ta rikonstruktuar. Dje (të mërkurën) kishim ardhur nga Dhërmiu, pasi mbyllëm një punë atje dhe po punonim këtu në Palasë. Vetë jam nga Librazhdi, por punoj kështu herë pas herë kur më kërkojnë. Ngjarjen e mora vesh kur dëgjova një plakë që po qante me të madhe. Më tërhoqi vëmendjen dhe dola të shoh çfarë kishte ndodhur. Aty pastaj pashë pamjen e tmerrshme, që s’do të mundem ta heq dot nga mendja sa të kem jetë.

Pra, ju jeni personi që keni gjetur trupin e pajetë?

Po, unë e pashë djalin.

Ishte shumë larg jush?

Jo, ja disa hapa, siç e shihni edhe vetë. (Tregon me gisht vendin pranë një avllie ku janë vendosur lule e qirinj).

Si e gjetët viktimën?

Nuk di çfarë t’ju them. Ishte e tmerrshme ajo që pashë. Djali kishte veshur një palë pantallona të bardha të shkurtra, një palë shapka me gisht dhe një bluze, që tani nuk di t’ju them çfarë ngjyre kishte se mund ta imagjinoni vetë.

Çfarë bëtë, si vepruat?

M’u prenë gjunjët. Nuk di si ta përshkruaj atë gjendje. Për disa minuta, nuk e mblidhja dot veten. Më pas i thirra një fshatari këtu dhe i tregova çfarë kishte ndodhur. Nxora telefonin nga xhepi dhe i rashë 129. Në fillim s’mu përgjigj njeri. Më pas brenda sekondash më mori dikush dhe më tha që ishte Policia e Shtetit. Ja, shikojeni telefonin, se e kam telefonatën këtu. Ka qenë ora 10:06 kur kam njoftuar Policinë.

Erdhi shpejt Policia?

Po, po, shumë shpejt. Në fillim erdhën disa policë Rrugorë që ishin afër. Më pas ata të Policisë Kufitare. Brenda pak minutash këtu u mbush vendi me policë.

Si e gjetën autorin?

Duke ndjekur gjurmët e gjakut që kishte lënë rrugës deri te shtëpia e tij.

Next Post
Shkencëtarët kanë zbuluar ilaçin që zëvendëson morfinën

Shkencëtarët kanë zbuluar ilaçin që zëvendëson morfinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

July 20, 2026
Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

July 20, 2026
‘Je kokrra e komunistit ti’, Korreshi përplaset me Meçen! Analisti përshëndet me grusht: Ti shkon poshtë ballkonit…!

Meçe: Protesta ka marrë nuanca tërësisht politike, prandaj mungon negocimi

July 20, 2026
Azgan Haklaj: Duçka kushëriri i Ilir Metës dhe Etilda Gjonaj, njeh dhe Berishën!

“PD-në do ta marrë Argita”, Azgan Haklaj: Berisha gënjen për SHBA-të, “non grata” nuk i është hequr!

July 20, 2026
Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

July 20, 2026
“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

July 20, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

July 20, 2026
Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

July 20, 2026
Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

July 20, 2026
Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In