• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmitari që pa ekzekutimin e Nelgert Patës…” Ndodhi brenda 15 sekondave, shoferi s’po hapte dot derën”

by Java News
23/11/2016 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër ditë pas atentatit në Fier, që i moi jetën Nelgert Patës dhe solli plagosjen e shokut të tij, Ari Alinani që ishte në drejtim të aumjetit mbi të cilin u qëllua, një prej pronarëve të bizneseve aty pranë rrwfen se ka parë gjithçka. Jashtë kameras dëshmitari okular thotë për News24 se gjithçka ndodhi në pak sekonda

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Unë isha brenda në biznesin tim, po merresha me rregullime dhe në ato momente dëgjova disa zhurma që ende nuk mund t’i përcaktoj se çfarë ishin, të shtëna kallashnikovi apo shashka që përdorin fëmijët. Më pas nuk pata guximin të dilja menjëherë jashtë dhe të shikoja se çfarë kishte ndodhur, por për një moment u fsheha brenda.Pasi kaluan disa sekonda hodha sytë jashtë, përballë, dhe pashë që mbi makinën që u qëllua, atje ku ishte viktima, po dilte tym.

Pas kësaj ai rrëfen se ka parë, 39-vjeçarin e plagosur teksa tentonte të largohej nga automjeti.

“Në ato momente vërejta që shoferi i mjetit po përpiqej të dilte prej tij, por pa arritur të hapte derën. Pas disa përpjekjesh të vazhdueshme, pashë se ai e hapi atë dhe u largua me shpejtësi drejt rrugës prej nga erdhi automjeti. Pashë që iku me vrap mbrapa makinës. Viktimën nuk e pashë fare në automjet, pasi në ato momente edhe unë nuk isha shumë i qetë, ndërsa kuptova se kishim të bënim me një vrasje, dhe menjëherë mendova të fshihesha.”, shtoi më tej.

Gjithçka ndodhi në pak sekonda thotë ai, dhe nuk ka parë asnjë prej autorëve të vrasjes të dilnin nga automjeti i tyre, apo t’i afroheshin nga afër viktimës.

“Nuk pashë asnjë person me armë në këmbë apo që t’i afrohej mjetit në të cilën ndodhej viktima. E gjithë ngjarja ka ndodhur shumë shpejt, brenda 10-15 sekondash. Nuk pashë asnjë person të vraponte me armë në dorë.”, theksoi ai.

Deri më tani për këtë ngjarje është arrestuar nga policia vetëm, 39-vjeçari Ari Halinani, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Në hotelin ku qëndronte nelgert pata është gjetur automjeti i tij i blinduar, brenda të cilit dyshohet se u gjetën dhe dy armë. Nuk dihet ende pse atë ditë pata nuk kishte zgjedhur të përdorte automjetin e blinduar, për t’i shpëtuar një atentati të paralajmëruar./BW/a.k

Next Post
Nga djali i presidentit te aksidenti tragjik me motor, VIP-at që kanë humbur fëmijët në aksidente

Nga djali i presidentit te aksidenti tragjik me motor, VIP-at që kanë humbur fëmijët në aksidente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In