• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dëshmitari: Ksera priti në lokal që të mos e shihnin me pranga

by Java News
31/01/2016 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spiro Ksera është ulur në lokalin ku pinte zakonisht kafenë në Derviçan, para se një “eskortë” policore të mbërrinte në fshatin e tij për ta marrë. Dëshmitarët në lokalin ku gjendej Ksera thonë se ai të linte përshtypjen se ishte informuar më parë për urdhrin e arrestit ndaj tij, ndaj sipas tyre mesa duket ai ka vendosur ta presë policinë pikërisht aty për të shmangur prangosjen në sy të fëmijëve dhe gruas, shkruan Panorama.

“Ishte ora rreth 20:30 kur erdhi policia. Ksera ishte i ulur më herët në lokal me nënkryetarin e Bashkisë së Dropullit. Ky i fundit qëndroi bashkë me të, deri pak minuta para se të befte policia. Nuk vumë re ndonjë shqetësim të veçantë të tij, pasi askujt nuk ia priste mendja që do të ndodhte kjo. Tani që u bëjmë lidhjen veprimeve para ngjarjes, duket sikur ish­ministri ka qenë në dijeni se do të arrestohej.

Pra, vetëm pak minuta para se të vinte policia, është ngritur dhe ka ikur nënkryetari i Bashkisë, por Ksera nuk lëvizi nga vendi. Priti për pak derisa i ra telefoni dhe pasi foli vetëm pak sekonda, u ngrit që të dilte. Në këtë moment, u duk qartë një shqetësim i tij. Kur doli te dera, e pamë që po fliste me dy oficerë të Policisë. Ata i nxorën një letër, që me sa duket ka qenë fletëarresti dhe më pas Ksera iku bashkë me ta, pa bërë asnjë rezistencë”, u shpreh banori me inicialet A.B.

“Gjithçka do të sqarohet, ju bëni detyrën”, mësohet të kenë qenë fjalët e vetme të tij ndaj efektivëve që e kanë marrë atë. Banorë të tjerë pohojnë se në fshat kanë ardhur tri makina policie, mes të cilëve një furgon dhe dy mjete të vogla. Sipas tyre, në mjete ishin rreth 10 efektivë. Në fshatin Derviçan, përgjatë ditës së djeshme, kryefjala ka qenë arrestimi. Banorët thonë se kjo ka prapavijë politike dhe etnike. Burime të Policisë bënë të ditur se Ksera është mbajtur për gati 4 orë e gjysmë në dhomën e shoqërimit në Gjirokastër deri sa mbërriti patrulla e “Shqiponjave” nga kryeqyteti, të cilët e kanë marrë. Ksera edhe kur ka qenë ministër, ka jetuar në Derviçan me gruan e fëmijët.

Next Post

Financimet, ja kush jep lekë në zgjedhje për PS dhe LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

February 21, 2026
Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

February 21, 2026
Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

February 21, 2026
Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

February 21, 2026
Paraja jashtë bankave u rrit në mbi 409 miliardë në korrik, rekord këtë vit në Shqipëri

Gjithçka që duhet të dini për deklarimin e të ardhurave

February 21, 2026
Emri i tij u propozua nga krimi, apo…? Akuzohet për lidhje me bandat, Jurgis Çyrbja dëshmon nesër për herë të parë në SPAK

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In