Në gjykimin e Oliver Ivanoviçit, Isa Mustafa nga Mitrovica konsiderohet si njëri nga dëshmitarët kyç. Si i tillë Mustafa këmbëngulë të mbetet edhe më tej, pasi procesi ka të bëjë me vrasjen e shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në këtë qytet. Ky e parë me sy vrasjen e 23 personave, prej të cilëve edhe disa të moshave të reja, njofton Klan Kosova.
Këtë qëndrim Mustafa e rikonfimon pasi ka dëgjuar se janë bërë plane që atij dhe katër dëshmitarëve t’iu ofrohen mbi 100 mijë euro për t’i tërhequr dëshmitë. Gjithçka sipas tij ishte planifikuar në një nga lagjet e veriut. E informatat thotë se i erdhën nga një i afërm i tij.
Ndërsa këta persona Mustafa do t’ua zbulojë prokurorëve ndërkombëtar. (javanews.al / a.n)